Qendra ALERT dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) hapin thirrjen për pjesëmarrje në serinë e trajnimeve që synojnë:
-Rritjen e kapaciteteve të OSHC-ve dhe aktorëve lokalë
-Fuqizimin e avokimit për të drejtat e konsumatorit
-Njohjen me standardet dhe praktikat më të mira të BE-së
Temat kryesore përfshijnë:
-Mbrojtjen e konsumatorit & sigurinë ushqimore në nivel qendror dhe vendor (Kap. 28 & 12)
-Kuadrin ligjor & institucional në Shqipëri dhe në BE
-Praktika të padrejta tregtare, kontrata, digjitalizimi, etj.
-Procesi i ankimimit për një produkt ushqimor / joushqimor dhe trajtimi / zgjidhja e ankesave
-Përfshirjen në Tryezat e Diskutimit dhe Këshillimit të PPIE
Pjesëmarrësit? 20 përfaqësues të OSHC-ve, aktivistë dhe grupe të interesit për secilin trajnim
📌Ku do të zhvillohen?
• 6 trajnime nga Qendra ALERT në Fier, Korçë, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Vlorë
• 2 trajnime nga EMA në Tiranë
Trajnimi i parë do të zhvillohet në Tiranë më datë 14 maj 2025, prandaj ju ftojmë të aplikoni duke plotësuar këtë formular
*Formulari i aplikimit do të mbetet i hapur pa një afat të përcaktuar, duke funksionuar me regjistrim në vazhdimësi (rolling basis), bazuar në datën përkatëse të trajnimit për të cilin jeni i interesuar.
Pas trajnimit, do të pajiseni me certifikatë pjesëmarrjeje dhe mundësi për t’u bërë pjesë e Rrjetit të OSHC-ve për Mbrojtjen e Konsumatorit.
*Kjo seri trajnimesh do të realizohet në kuadër të projektit “Linja e gjelbër për mbrojtjen e konsumatorit – Siguria ushqimore dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri nëpërmjet fuqizimit të OSHC-ve lokale”, financuar nga Bashkimi Evropian (IPA III/2024), që po zbatohet nga Qendra Alert në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA).
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto