Trafikimi i produkteve mjekësore gjatë COVID-19, një kërcënim për shëndetin publik

Trafikimi i produkteve mjekësore gjatë COVID-19, një kërcënim për shëndetin publik

pajisje mjekesore

“Rritja e shpejtë e kërkesës për produkte mjekësore dhe nxitimi i shteteve për të blerë pajisje personale mbrojtëse gjatë pandemisë së coronavirusit ka krijuar mundësi e hapësira për grupet kriminale, të cilat janë duke shitur pajisje nën standardet e lejuara e shumë shpejt mund të kalojnë edhe në tregtimin e medikamenteve”, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.

Virusi ka theksuar më tej mangësitë në kornizat rregullatore dhe ligjore, që synojnë parandalimin e prodhimit dhe trafikimit të produkteve të tilla, thekson hulumtimi i titulluar “Trafikimi i produkteve mjekësore të lidhura me COVID-19, një kërcënim për shëndetin publik”.

“COVID-19 ka qenë katalizatori për një treg global, deri më tani të paprecedentë për trafikimin e Produkteve personale mjekësore. Ekzistojnë disa dëshmi të trafikimit të formave të ndryshme të produkteve mjekësore nën standarde dhe të falsifikuara”, thuhet në raport.

Lexoni: Një panel i pavarur! OBSH heton menaxhimin e pandemisë

Argjentina ka vendosur nën hetim një organizatë, që shiste dezinfektues për duart, maska për fytyrën dhe të tjera materiale që nuk ishin të autorizuara për shpërndarje. Gjithashtu, përmendet një raport i mediave për maska mjekësore jashtë standardeve që prodhohen në Turqi.

“Tendencat rajonale tregojnë se konfiskimet e konsiderueshme të pajisjeve mbrojtëse, kryesisht maska jashtë standardeve, kutitë e testit IVD (in vitro diagnostikues) kitet për COVID-19, kanë ndodhur në rajonet ku u regjistruan për herë të parë numri më i lartë i vdekjeve dhe infeksioneve; Azi, Evropë dhe Amerikë”, citohet në raport.

Sipas hulumtimit parashikohet se sjellja e grupeve të organizuara kriminale do të ndryshojë gradualisht gjatë kursit të pandemisë dhe me krijimin e një vaksine, ata do të përqendrohen në trafikimin e vaksinës.

Forcimi i kornizave ligjore, dënimeve dhe një qasje globale më e harmonizuar ndaj prodhimit dhe trafikimit të produkteve mjekësore të falsifikuara është thelbësore përfundon raporti, pasi vetëm një qasje e tillë do të mundësojë reagime efektive ndaj krimeve, që prekin individët dhe shëndetin publik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0