Një panel i pavarur! OBSH heton menaxhimin e pandemisë - Business Magazine Albania

Një panel i pavarur! OBSH heton menaxhimin e pandemisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se do të krijonte një panel të pavarur që do të hetonte mënyrën se si ajo e ka menaxhuar pandeminë e Covid-19 dhe reagimin e qeverive.

Lajmi pason kritikat e forta nga presidenti amerikan, Donald Trump, që e akuzon OBSH se ka qenë e orientuar drejt Kinës dhe njoftimit zyrtar të SHBA të martën se do të tërhiqej nga agjencia e kombeve të bashkuara brenda një viti. Ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Klark dhe ish-presidentja e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, kanë rënë dakord të kryesojnë panelin dhe të zgjedhin anëtarët e tij.

Në maj, vendet anëtare të OBSH-së miratuan unanimisht një rezolutë të prezantuar nga BE që kërkonte një vlerësim të reagimit global ndaj pandemisë. Më shumë se 12 milionë njerëz janë infektuar dhe afro 550 mijë vetë kanë humbur jetën.

Njoftimi për krijimin e panelit të pavarur vjen ndërsa shefi i OBSH-së flet për një panoramë të zymtë të trajektores së pandemisë, që sipas tij po përshkallëzohet.

“Ne e dimë se kur vendet reagojnë me vendosmëri, bazuar në mazat themelore të shëndetit publik, Covid-19 mund të vihet nën kontroll. Por, në pjesën më të madhe të botës virusi nuk është nën kontroll. Situata po rëndohet më shumë. 544 mijë jetë njerëzish janë humbur. Pandemia vazhdon të përshpejtohet. Numri total i rasteve është dyfishuar në gjashtë javët e fundit”, tha ai.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0