Top 10 librat më të shitur të shkurtit 2024! - Business Magazine Albania

Top 10 librat më të shitur të shkurtit 2024!

Libra

Muaji shkurt në skenën e librave është dominuar nga librat e biznesit dhe romancat, sipas një raportimi të fundit nga platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al. Ky muaj ka shënuar një rritje të ndjeshme të kërkesës për librat që lidhen me menaxhimin financiar personal dhe sipërmarrjen, ndoshta të ndikuar nga festa e Shën Valentinit, apo fokusi i veçantë që ka pasur Bukinist.al në këtë fushë.

Libri “Baba i pasur, baba i varfër” i Robert Kiyosaki ka qëndruar në krye të listës së shitjeve, duke vazhduar të tërheqë vëmendjen e lexuesve të të gjitha moshave, që janë të interesuar të mësojnë më shumë për menaxhimin e parave dhe investimet.

Librat si “Shit ose të shiten”, nga Grant Cardones dhe “Miti i sipërmarrjes”, nga Michael Gerber kanë qenë gjithashtu në mesin e preferencave të lexuesve për këtë kategori librash në muajin shkurt.

Në kategorinë e romaneve, libri “Mbaron me ne” i Colleen Hoover dhe “Urrejtja”, nga Ana Huang kanë qenë ndër librat më të kërkuar, ndjekur nga vëllimi i dytë i Aulona Ilasllarit,

“Dikur apo tani”, i botuar nga shtëpia botuese “Univers”. Edhe në kategorinë e autorëve shqiptarë, interesi vazhdon të jetë i lartë, me libra si “Komploti” i Ben Blushit që mbajnë vëmendjen e lexuesve.

Në mesin e këtyre preferencave, klasikët ende mbeten të vlerësuar, siç është rasti i romanit “Krim dhe ndëshkim” i Fjodor Dostojevskit dhe “Pallati i ëndrrave” i Ismail Kadaresë, të cilat kanë qenë midis librave më të kërkuara gjatë muajit shkurt. Ndërsa libri “Jeta sekrete e bletëve” i Sue Monk Kidd ka qenë një shtesë e fundit në këtë listë të preferuarish të lexuesve.

Për më shumë, rreth tyre, ndiqni listën si më poshtë:

“Babai i pasur, babai i varfër 1”, nga Robert Kiyosaki

 

“Babai i pasur, babai i varfër 1” nga Robert Kiyosaki

 

Libri më i mirë për financat personale për më shumë se dy dekada e gjysëm vjen me një botim të ri pas suksesit 25-vjeçar që ka pasur, duke formuar dhe ndihmuar me miliona njerëz që të çlirohen nga prangat e mungesës së parasë. Ky botim ka 9 kapituj sesionesh studimi që ju udhëzojnë gjatë kohës që lexoni, ri-lexoni, diskutoni dhe studioni këtë libër me miqtë dhe familjen tuaj.

“Dikur apo tani?”, nga Aulona Ilasllari

Booktoku ka emrat e tij edhe në Shqipëri tashmë. Njëra prej tyre që ka spikatur gjatë muajve të fundit është Aulona Ilasllari. Pas romanit bestseller “Një fund pa fillim”, sjell romanin e dytë të kësaj romance prekëse, që hidhet në qarkullim në prag të Shën Valentinit: Kur dashuria ndërthuret me dhimbjen, a thua është më po e njëjta dashuri? A do të venitet, apo ndoshta sa më shumë të vuash, dashuria vjen dhe bëhet më e fortë?

 

“Dikur apo tani?” nga Aulona Ilasllari

 

“Mbaron me ne”, nga Colleen Hoover

 

“Mbaron me ne”, nga Colleen Hoover

 

Një roman i guximshëm dhe realist, “Mbaron me ne” është një histori e paharrueshme dashurie. Jeta e Lili Blumit nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, por kjo nuk e ka ndaluar atë që të ndërtojë jetën që donte. Takimi me një neurokirurg të ri duket se do të jetë qershia mbi tortë. Rajl Kinkaidi është një djalë i vendosur, kokëfortë dhe… ndoshta pak arrogant, por njëherazi i ndjeshëm, mendjendritur dhe ndonëse ka vendosur të mos martohet asnjëherë, i ka rënë në kokë për Lilin. Bashkë me pikëpyetjet për lidhjen e saj të re, në mendjen e Lilit rikthehen kujtimet për dashurinë e parë, një lidhje me të shkuarën e lënë pas. Ai ishte shpirti i saj binjak, engjëlli mbrojtës, çdo rrahje zemre dhe kur një ditë rishfaqet papritur në jetën e saj, gjithçka që ka ndërtuar me Rajlin tronditet.

“Urrejtje – Libri i tretë i Serisë Twisted”, nga Ana Huang

 

“Urrejtje – Libri i tretë i Serisë Twisted”, nga Ana Huang

Seria Twisted është kthyer në një fenomen global. Shtëpia botuese Dritan sjell vëllimin e tretë të serisë Twisted  “Urrejtja”, shkruar nga shkrimtarja Ana Huang.

“Ai e urren … gati po aq sa e dëshiron”. I mahnitshëm, kryelartë dhe i vendosur për t’u bërë mjek  i suksesshëm, XHOSH ÇENI nuk ka takuar kurrë një vajzë, që të mos ketë rënë pre e magjepsjes së tij, me përjashtim të Xhuls Ambrozës. Kokëkuqja e bukur ka qenë si një gjemb në këmbë, që kur janë njohur, por, në të njëjtën kohë, ia ka përpirë mendimet si asnjë vajzë tjetër. Kur armiqësia e tyre shpërthen një natë të paharrueshme, ai propozon një zgjidhje që do ta nxjerrë nga shinat njëherë e përgjithmonë: një marrëveshje armiqsh me përfitime, me disa  rregulla të thjeshta.

“Pallati i ëndrrave”, nga Ismail Kadare

 

“Pallati i ëndrrave” nga Ismail Kadare

 

“Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia europiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin “Nobel”, në emër të letërsisë së Shqipërisë. Ai do ta meritonte atë çmim edhe sikur të kishte shkruar vetëm “Pallati i Ëndrrave”, si hipotezë mbi historinë e vërtetë të viktimave të vrasjeve të mëdha, ose mbi atë pagjumësi kolektive që perandoria otomane nuk mund të tolerojë.

“Krim dhe ndëshkim”, nga Fjodor M. Dostojevski

 

“Krim dhe ndëshkim” nga Fjodor M. Dostojevski

 

Krim e ndëshkim! Pa dyshim vepra më e fuqishme e F.M.Dostojevskit. Një libër që të përpin. Ndoshta nga të rrallët libra që mund të lexohen shumë herë. Magji e psikanalizës së vërtetë. Dhe një psikanalizë tjetër, më vete është edhe mënyra e jashtëzakonshme si e përshkruan Stefan Cvajgu Dostojevskin

“Komploti”, nga Ben Blushi

 

“Komploti” nga Ben Blushi

 

Ben Blushi vjen para lexuesit me një tjetër roman futurist, i hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Pegi. Ngjarjet zhvillohen në vitin 2044, kur në Shqipëri është krijuar një komunitet i madh afgan, ndërkohë që popullsia shqiptare është pakësuar mjaft. Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës. Një plan që shqiptarëve çuditërisht nuk u pëlqen, por nuk kanë forcë ta kundërshtojnë. Rreshtimi i Amerikës dhe Rusisë në këtë konflikt mes shqiptarëve dhe afganëve mund të shkaktojë një Luftë të Tretë Botërore. Në këtë lojë futen edhe tre hebrenj të krisur që, për arsye të ndryshme, përpiqen të thurin një komplot për të penguar pushtimin e Kosovës nga Shqipëria dhe aleancën e kësaj të fundit me Amerikën. Tre hebrenjtë do të luajnë deri në fund gjithë fijet e një konspiracioni, fundi i të cilit do të jetë befasues dhe i paimagjinueshëm për të gjithë.

“Miti i sipërmarrjes”, nga MICHAEL E. GERBER

 

“Miti i sipërmarrjes”, nga MICHAEL E. GERBER

Libri “Miti i sipërmarrjes: Botim i rivështruar” do të të ndihmojë ta zhvillosh ndërmarrjen në mënyrë frytdhënëse duke qenë i sigurt në vetvete. Gërbëri të prezanton me fazat e jetës së ndërmarrjes: foshnjëria, adoleshenca e dhimbshme dhe pjekuria: pishtari udhërrëfyes i të gjitha ndërmarrjeve që ia dalin mbanë dhe të tregon si të zbatosh mësimet e franshizimit në çdo ndërmarrje, pavarësisht nëse është franshizë apo jo. Gjëja më e rëndësishme është që Gërbëri vë në pah dallimin jetik, por shpesh të shpërfillur, midis marrjes me ndërmarrjen dhe punës në të.

“Shit ose të shitën” nga Grant Cardone

 

“Shit ose të shitën” nga Grant Cardone

Pavarësisht nëse je agjent shitjesh, menaxher apo sipërmarrës, ky libër është udhërrëfyesi yt që t’i shesësh me efikasitet produktet dhe idetë e tua!  Nga autori bestseller i New York Times “Rregulli 10x”, libri “Shit ose të shitën” do të ndryshojë mënyrën sesi ti e percepton shitjen dhe jetën. Libri vjen në shqip me përkthimin e Maniela Sotës dhe botimin e “Minerva”.

“Jeta sekrete e bletëve” nga Sue Monk Kidd

“Jeta sekrete e bletëve” nga Sue Monk Kidd

 

Një rrëfim i humbjes dhe i gjetjes së dashurisë, i bindjes dhe i faljes, romani “Jeta sekrete e bletëvë” eksploron plagët e shoqërisë dhe shpalos në kuptimin më të thellë idenë, se në jetë duhet të zgjedhësh atë që vlen.

leximtari.al

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0