Together we can, forca e bashkimit të shpirtit njerëzor me teknologjinë - Business Magazine Albania

Together we can, forca e bashkimit të shpirtit njerëzor me teknologjinë

Together we can, pozicionimi i ri i markës Vodafone, që ka si qëllim bashkimin e shpirtit njerëzor me teknologjinë vjen edhe në Shqipëri me një sërë projektesh me impakt të lartë social dhe ekonomik. Kjo strategji u prezantua pasditen e së enjtes nga drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania z.Achilleas Kanaris, në një event të posaçëm ku të pranishëm ishin ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj, ministrja e Arsimit, znj. Evis Kushi, përfaqësues të ambasadave, bizneseve dhe medias në vend.

Redforkids, projekti që nisi si përgjigje emergjente ndaj nevojës së krijuar gjatë pandemisë për të mos lënë asnjë fëmijë larg teknologjisë, duke dhuruar 15,000 tableta për fëmijët në nevojë, do të vijojë me një sërë iniciativash me fokus zhvillimin e njohurive digjitale për nxënësit në të gjithë Shqipërinë si një platformë gjithëpërfshirëse nën moton “Fëmijët e së ardhmes”. 

Lexo: TOGETHER WE CAN: POZICIONIMI I RI I MARKËS VODAFONE, SIMBOL I FUQISË QË BURON NGA BASHKIMI I TEKNOLOGJISË ME AMBICIEN NJERËZORE

Fëmijët dhe të rinjtë janë në fokus të investimeve strategjike të Vodafone, jo vetëm për të garantuar edukimin dhe zhvillimin e aftësive digjitale, por edhe për të krijuar mundësinë e punësimit të tyre.

VOIS, projekti ime i ri i Vodafone Albania, do të punësojë së shpejti mbi 1000 të rinj, të cilët do të ofrojnë nga Shqipëria shërbime digjitale dhe operacionale për kompanitë Vodafone nëpër Evropë. VOIS Albania do te jetë 1 nga 3 hubet kryesore të zhvillimit të shërbimeve dhe platformave të Vodafone Grupit në Evropë.

Në këto kohë kur rrjetet dhe teknologjia po revolucionarizojnë industritë dhe ekonomitë në mbarë botën, digjitalizimi është fokusi i zhvillimit edhe në vendin tonë. Vodafone Albania është gjithmonë pararojë e inovacionit në Shqipëri jo vetëm në produkte e shërbime komunikimi por edhe në shërbime digjitale për konsumatorët dhe bizneset.

Vodafone Albania, si një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri, operon prej 20 vitesh në treg me investime të vazhdueshme që kapin vlerën e 1,9 miliardë eurove. 

Vetëm në dy vitet e fundit, kur Shqipëria u përball me krizën e tërmetit dhe Covid-19, Vodafone i dedikoi rreth 6 milionë euro nismave për përballimin e emergjencave paralelisht me zbatimin e planit stragjik për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së rrjetit në vend. 

Moment kyç ishte hyrja në tregun fiks me blerjen e operatorit të dytë më të madh fiks, një tjetër hap ky drejt zgjerimit të portofolit të shërbimeve për klientët. Çertifikuar ndër vite si rrjeti më i mirë celular në vend, vetëm në pak muaj pas nisjes së investimit prej 100 milionë eurosh në infrastrukturën fikse, Vodafone u çertifikua edhe si rrjeti më i mirë fiks.

Lexo: Vodafone në mbështetje të transformimit dixhital të gjelbër të Bashkimit Europian

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z.Kanaris, tha në fjalën e tij se:

“Angazhimi ynë si Vodafone në Shqipëri shkon tashmë përtej logjikës  tradicionale të biznesit si kompani telekomunikacioni. Me përfshirjen tonë në aktivitetet e jetës së përditshme dhe investimeve në kauza sociale të vendit e ka ndryshuar rrënjësisht pozicionimin tonë si brand dhe axhendën tonë të dy viteve të fundit”.

Më tej, z. Kanaris shtoi se në fund të rrugëtimit të tij 3-vjeçar në Shqipëri, ndihet krenar për arritjet dhe entuziast për projektet që Vodafone Albania do të vijojë për realizimin e axhendës digjitale në vend. Ky angazhim u konfirmua edhe nga znj. Katia Stathaki, e cila merr drejtimin e Vodafone Albania prej 1 korrikut 2021. 

Together we can, së bashku me teknologjinë drejt realizimit të axhendës digjitale për Shqipërinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0