To be or not be afraid on being a human creative! - Business Magazine Albania

To be or not be afraid on being a human creative!

human creative

Gerton Bejo, Themelues dhe CEO I VATRA Agency

Përshëndetje AI!

Ka një mënyrë për të refuzuar teknologjinë? Dhe nëse ka, a është ajo e mirëpritur? Përgjigjia për këto dy pyetje është një dhe e vetme: Jo!

Teknologjia është kudo dhe në gjithçka. Çka mund të bësh ti është të marrësh kontrollin mbi të – të investosh çdo ndjesi dhe mendim – si dhe të pranosh se nuk ka më një realitet të zhveshur prej saj.

Sot, teknologjia lidhet pashmangshmërisht me risitë më të fundit. Megjithatë, vetëm duke patur një optikë më të gjerë mund të kuptosh rolin e saj përgjatë ekzistencës së njeriut. Sepse teknologjia është më shumë se një smartphone, më shumë se një kompjuter apo makine elektrike. Ajo është vetë një “artefakt” i krijuar nga njeriu.

Ekziston shqetësimi se përparimi i teknologjisë do të nxisë papunësi në masë të gjerë, si dhe vështirësi të tjera. Në të vërtetë po, por Inteligjenca Artificiale po e formëson të ardhmen e njerëzimit pothuajse në çdo industri, përfshirë këtu edhe industrinë kreative.

Nuk është aspak sekret që emocionet drejtojnë sjelljet e njeriut. Pikërisht këto emocione, shoqëruar me njohuri të përvetësuara dhe pyetje që kërkojnë përgjigje, ushqejnë AI nga vetë njeriu. Produkti që përftohet më pas nga Inteligjenca Artificiale, pa u zgjatur në kërkim, padyshim që ndihmon në optimizimin e komunikimit mes palëve.

Asistent jo vetëm ëndrrash, për një krijues

Al po e bën mendimin edhe më performues në kohë. Ndonëse Inteligjenca Artificiale është sfiduese, nëse marrim parasysh evoluimin e njerëzve, komuniteteve dhe kulturave. Çfarë e bën sfiduese dhe jo të pamundur, është fakti se gjithmonë do të kërkohet një përgjigje për emocionet që fshihen pas nevojave individuale.

Një nga përfitimet më domethënëse që ofron AI për krijuesit është mekanizimi i një reagimi të shpejtë, çka tërheq pas vetes një marrëdhënie të shkëlqyer me klientët. Për shumë prej tyre, AI tashmë luan një rol të përditshëm, si të jetë një asistent, bashkë-pilot thuajse i padukshëm, duke kursyer mjaft kohë; duke transformuar të dhënat e grumbulluara në përvoja empatike globale, me në qendër klientin.

Sfida që shtrohet përpara, është ajo e të përftuarit rezultate që përkojnë me realitetin lokal dhe jo atë global. Deri më tani, AI ofron për përdoruesit e saj informacion të lidhur ngushtë me të dhëna e njohuri empirike, ndërkohë që kërkon tendenca themelore. Këto të dhëna e njohuri gëzojnë formën e informacionit dixhital, vizual, tekstit, etj.  Që AI të ofrojë modele edhe më të dobishme dhe të pakundërshtueshme, i duhet të përvetësojë realitet, mendësi dhe gjuhë lokale, me gjithçka që e karakterizon.

Ky është “lapsi” i ri, me të cilin po pajisen krijuesit: ndërsa markat synojnë nevojat individuale të konsumatorit, AI ua bën të mundur lidhjen me ta në një dimension tjetër, duke u ofruar atë çfarë dëshirojnë dhe kërkojnë. Por, kjo gjë ndodh vetëm nëse ka ndërveprim njerëzor, ndërgjegjësim kontekstual dhe nuanca kreativiteti. Është e sigurtë që inteligjenca artificiale do të kërkojë gjithmonë zemrën dhe mendjen e njeriut për të funksionuar me potencialin e saj të plotë dhe të suksesshëm në kohë.

AI + Truri i Njeriut  = Checked

Inteligjenca artificiale e katalizon krijimtarinë njerëzore duke identifikuar modelet, filtruar dhe grupuar sasi të mëdha informacioni, si dhe duke udhëzuar e parashikuar rezultatet e punës.

Po ndalem më gjatë, për ta patur kështu më të qartë se si AI e mbështet mendjen krijuese dhe jo medoemos mund të përbëjë rrezik për të. E them këtë sepse ekspertët e Inteligjencës Artificiale janë të shqetësuar për potencialin e AI dhe mënyrën e përdorimit të saj.

  1. Inteligjenca artificiale mund të identifikojë modele në grupe të mëdha të dhënash, sikurse të paraqesë përmbajtje më të tretshme sesa të dhëna apo numra; frymëzon kështu krijuesit të zhvillojnë ide dhe t’i konkretizojnë këto ide fare thjesht në gjuhë vizuale.
  2. AI mund të shkurtojë dhe analizojë automatikisht sasi të mëdha informacioni vizual dhe jo vetëm, nga burime të ndryshme; të krijojë grafikë njohurish dhe të ndihmojë krijuesit të identifikojnë lidhjet midis të dhënave në dukje të palidhura.
  3. Inteligjenca artificiale mund të drejtohet nga njeriu drejt qëllimit final (një pune krijuese), duke parashikuar rezultatet dhe të dhënat ekzistuese, ndërsa mund edhe të të orientojë për ato që konsiderohen jo premtuese.
  4. Në përfundim të çdo procesi, e theksoj: Imputi njerëzor do të jetë përmbledhës, përkufizues dhe përshtatës për atë çfarë kërkon vetë krijuesi/ kërkuesi i informacionit.

Ka kohë që truri i njeriut nuk është më i vetmi vend ku mund të ndodhin proceset kërkuese apo krijuese. Edhe pse, kjo e fundit mbetet pikënisja dhe motori shtytës për gjithçka të jashtëzakonshme – ku emocioni luan një rol shumë të rëndësishëm.

Lexo: Si të dalloni kulturën e punës së një kompanie nga njoftimi i saj i punës

Në fund të fundit, a nuk është më argëtuese të zhvillohen koncepte që gjenerojnë emocione në vend që të kalohet kohë, fjala vjen, duke provuar stile të pafundme fonti, imazhi, etj.?

Pavarësisht bllokimeve të bëra rishtazi të disa platformave, nuk ka dyshim se AI do të kujdeset gjithnjë e më shumë për detyra rutinë të së përditshmes në të ardhmen e afërt.

Gjithçka varet nga kontrolli njerëzor mbi nevojën për AI. Ndërveprimi, shqisat, përjetimi dhe mbi të gjitha emocioni do të jenë hapësirat unike për vendime autonome nga krijuesi njerëzor. Sepse në industrinë kreative, është njeriu ai që i jep punës zemër e mendim.

Shënim: Koha do të tregojë gjithçka!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0