Tive Inc. në 2024- Një vit arritjesh dhe transformimesh! - Business Magazine Albania

Tive Inc. në 2024- Një vit arritjesh dhe transformimesh!

Tive Inc. në 2024- Një vit arritjesh dhe transformimesh!

Viti 2024 ishte një nga vitet më të suksesshme për Tive. Ekipi i jashtëzakonshëm transformoi kompaninë dhe vendosi themelet për një rritje edhe më të madhe në çdo pjesë të organizatës.

Tive u rrit  me mbi 50% krahasuar me vitin e kaluar, u shtuan qindra klientë të rinj, dërguan tracker-in të milionit të dytë në muajin nëntor, forcuan operacionet dhe filluan të lançojnë softuerë që klientët janë të entuziazmuar për të. Për rikujtesë, Tive u nevojitën mbi 9 vite për të dërguar tracker-in e parë të milionit, dhe vetëm 13 muaj për të dërguar të dytin – duke shpresuar të arrijnë të tretin brenda 9-10 muajve të ardhshëm.

Në vitin 2024, Tive arriti të zgjerojë bazën e saj të klientëve me qindra përdorues të rinj, duke reflektuar besimin e tregut në zgjidhjet  inovative. Arritja e dërgimit të milionit të dytë të tracker-eve në vetëm 13 muaj tregon për përkushtimin e tyrendaj cilësisë dhe shpejtësisë së zgjidhjeve që ata kanë. Forcimi operativ u mundësoi të përmirësojnë shërbimet  dhe të ofrojnë softuerë që po fitojnë vëmendjen e klientëve të industrisë.

“Çdoherë që mendoj për Tive Inc, besoj se të dhënat më të vlefshme duhet të vijnë drejtpërdrejt nga dërgesat vetë – dhe kjo bindje tani është më e fortë se kurrë. Bota e zinxhirit të furnizimit dhe logjistikës kërkon të dhëna me cilësi më të lartë, më të mira, më të shpejta dhe më të zbatueshme për të qëndruar përpara. Ne në Tive jemi të përkushtuar të plotësojmë këtë nevojë duke siguruar të dhënat më të sakta dhe në kohë reale” – shpreher Krenar Konomi, themeluesi i Tive.

Lexo edhe: GTA 6: A mund të jetë kjo loja më e shtrenjtë e krijuar ndonjëherë?

Roli i Inteligjencës Artificiale

Me agjentët e AI duke marrë jetë dhe duke marrë përsipër detyrat dhe logjikën e biznesit të sotëm (p.sh., SaaS tradicionale mbi bazat e të dhënave), ata do të zëvendësojnë gradualisht sistemet tradicionale CRM, TMS, WMS dhe ERP, nëse këto sisteme nuk evoluojnë në botën e re të AI. Është çështje kohe (5-10 vite)! Fakti është se AI ka nevojë për një gjë: të dhënat e sakta, në kohë dhe në realitet. Në Tive, ekipi është i  fokusuar plotësisht në ushqimin e kësaj nevoje. Me vizionin e guximshëm për produktin dhe ekzekutimin e pandalshëm, ata mendojnë se viti 2025 dhe më tej do të hapin dyer për një rritje të paimagjinueshme.

“Nëse ende nuk e keni bërë, rekomandoj fuqimisht të shikoni 5 minuta të intervistës së Satya Nadella (46:40 deri në 50:30). Do të kuptoni më mirë atë që po flas përmes imazhit të bashkangjitur. Ne tashmë kemi parë kompani si Drumkit, HappyRobot, Auger, dhe disa të tjera që së fundmi po hapin rrugën në industrinë tonë – dhe kjo është vetëm fillimi i më shumë që do të vijë” – thotë z.Konomi.

Historia e Krenar Konomi dhe krijimi i Tive

Krenar Konomi, themeluesi i Tive Inc., ka qenë gjithmonë një vizionar në fushën e teknologjisë së zinxhirit të furnizimit. Me një përvojë mbi dekadë në logjistikë dhe menaxhimin e operacioneve komplekse, Krenar ka identifikuar nevojën për të dhëna të sakta dhe në kohë reale që kanë ndihmuar bizneset të optimizojnë proceset e tyre. Me përkushtimin e tij ndaj inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm, Krenar ka udhëhequr Tive drejt sukseseve të mëdha, duke transformuar mënyrën se si kompanitë menaxhojnë dërgesat dhe operacionet e tyre logjistike. Krenar beson se me bashkëpunimin e ekipit të tij të jashtëzakonshëm, Tive do të vazhdojë të bëjë ndryshimin në industrinë e logjistikës për shumë vite të ardhshme.

Tive ka kaluar një vit të jashtëzakonshëm 2024, duke arritur rekorde të reja dhe duke vendosur bazat për një të ardhme edhe më të ndritshme. Me vizionin për të ardhmen dhe përkushtimin ndaj teknologjisë së avancuar, ata shprehen të sigurt se do të vazhdojnë të bëjnë ndryshimin në industrinë ku operojnë dhe të arrijnë suksese të mëdha në vite të ardhshme.

linkedin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0