Titaniku “ringjallet” në 3D, zbulohen të vërteta të reja për moment... - Business Magazine Albania

Titaniku “ringjallet” në 3D, zbulohen të vërteta të reja për momentet e fundit të anijes legjendare

Një dokumentar i ri hedh dritë mbi një projekt të jashtëzakonshëm që rikrijon Titanikun në përmasa reale përmes skanimeve të avancuara nënujore, duke sfiduar bindjet e vjetra dhe ruajtur historinë në detaje të pabesueshme.

Titaniku, anija që simbolizon njëkohësisht madhështinë dhe tragjedinë njerëzore, “ringjallet” pas 113 vitesh, këtë herë në formën e një modeli dixhital ultra të detajuar që i ka habitur edhe ekspertët më skeptikë.

Lexo gjithashtu: Zbulimi i ri i arkeologëve, një qytet antik mund të fshihet nën piramidat e Gizës

Dokumentari “Titanic, The Digital Resurrection”, prodhim i National Geographic, tregon për herë të parë sesi kompania e skanimeve të thellësive detare Magellan ka krijuar modelin më të saktë ndonjëherë të anijes së famshme, një “binjak dixhital” në përmasa reale, i saktë deri në detaje si vida apo pllakat metalike.

Një udhëtim virtual drejt fundin historik

Duke përdorur teknologji 3D të nivelit të lartë, studiuesit kanë arritur të “ngrinë në kohë” mbetjet e anijes në gjendjen që ishin në vitin 2022. Kjo jo vetëm që ndihmon në ruajtjen e saj për brezat e ardhshëm, por edhe sjell zbulime që mund të ndryshojnë mënyrën se si e kemi kuptuar katastrofën e vitit 1912.

Në dokumentar, ekspertë si analisti i Titanikut Parks Stephenson, metalurgia Jennifer Hooper dhe oficer detar Chris Hearn eksplorojnë një rikonstruksion të plotë të anijes dhe theksojnë detaje që deri më tani kishin qenë të fshehura.

Zbulime që ndryshojnë narrativën historike

Një prej detajeve më prekëse është një valvul avulli e hapur, që përforcon dëshmitë se inxhinierët qëndruan në vendet e tyre në dhomën e dytë të kazanëve për më shumë se dy orë pas përplasjes me ajsbergun, duke mbajtur furnizimin me energji dhe duke mundësuar dërgimin e sinjaleve SOS. Mendohet se 35 prej tyre flijuan jetën për të shpëtuar qindra të tjerë.

Po ashtu, përmes analizës së fragmentëve të trupit të anijes të shpërndarë në fundin e oqeanit, studiuesit arrijnë në përfundimin se Titaniku nuk u nda në dy pjesë, siç është besuar për dekada, por u nda në mënyrë brutale, duke përfshirë edhe kabinat luksoze ku ishin vendosur pasagjerë të shquar si J.J. Astor dhe Benjamin Guggenheim.

Lexo gjithashtu: Çmimi i arit po bie, a është tani momenti i duhur për të investuar?

‘‘Rehabilitimi’’ i figurave të kontestuara

Skanimi ndihmon gjithashtu në ‘‘rehabilitimin’’ e emrit të Oficerit të Parë Ëilliam Murdoch, i cili për vite është akuzuar për braktisjen e detyrës. Pozicioni i pajisjeve të shpëtimit tregon se ai ndodhej ende në bord duke përgatitur lëshimin e varkave kur u përfshi nga dallgët.

Ruajtje dixhitale për një trashëgimi të përjetshme

Megjithëse pjesë të anijes po shkatërrohen me kalimin e kohës, modeli dixhital i krijuar nga Magellan do të ruajë pamjen e Titanikut “ashtu siç ishte në vitin 2022”, duke i dhënë kështu historisë një mjet të ri të fuqishëm për kërkim dhe edukim.

Ky projekt shënon një kapitull të ri në arkeologjinë nënujore, ku teknologjia nuk shërben vetëm për të zbuluar të kaluarën, por edhe për ta mbrojtur atë nga harresa.

CNN

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0