#TiranaWinter2018: Sepse Tirana është e bukur në çdo stinë

#TiranaWinter2018: Sepse Tirana është e bukur në çdo stinë


TiranaWinter2018 një aktivitet i zhvilluar nga VisitTirana në prag të fundjavës, na njohu me hapësira dhe vende në kryeqytet, të cilat shpesh syri ynë nuk i vlerëson siç duhet.

Nën drejtimin e Eva Kushovës, gazetare dhe bashkëpronare e VisitTirana, u prezantuan në një klip të shkurtër 1000 fotot pjesëmarrëse ku në mes tyre 10 u cilësuan si fotot më të mira, 7 morën certifikata mirënjohje dhe 3 u vlerësuan me çmime të mëdha.

Ky konkurs fotografie i cili zhvillohet për të katër stinët e vitit, i hapur për të gjithë ata që e duan fotografinë dhe qytetin e Tiranës, vlerësoi me 3 çmime të para këto foto:

1-   Çmimi i tretë iu dha Arlinda Dragjoshi, e cila fitoi një darkë çift në një nga restorantet Italiane në Tiranë, +39 Food & Club.

2-    Fituesja e çmimit të dytë ishte Fjorda Llukmani. Ajo përfiton një paketë trajtimi spa, ofruar nga Golden Spa Relax.

3-    Fituesi i çmimit të parë u shpall Arend Rada. Ai do të ketë mundësinë e një udhëtimi me balonë, ofruar nga Hot Air Balloon Albania.

VisitTirana është një komunitet i cili nën menaxhimin e Manderina Promotions, promovon vlerat e kryeqytetit duke e bërë atë një burim tërheqës për të gjithë turistët që nuk e njohin mirë vendin tonë. Tirana është një pafundësi destinacionesh, të cilën të gjithë duhet ta eksplorojnë.

VisitTirana është portali kryesor i turizmit të kryeqytetit, duke u ofruar kryesisht turistëve informacione për Tiranën, eventet që zhvillohen dhe gjithë destinacionet që duhen vizituar.

Gjatë aktivitetit u lançua dhe hapja e konkursit të pranverës, #TiranaSpring2018, ku ju mund të bëheni pjesë nga data 1 Mars deri në 31 Maj 2018 duke dërguar një foto të kryeqytetit në stinën më të bukur të tij në faqen e VisitTirana.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0