Tirana, Prishtina, Durrësi dhe Peja ishin destinacionet e radhës të ICT Awards VI

Tirana, Prishtina, Durrësi dhe Peja ishin destinacionet e radhës të ICT Awards VI


Turi i takimeve të edicionit të gjashtë të ICT Awards vijoi me gjashtë takime në javën e dytë të muajit Mars kur na ndajnë thuajse dy javë nga mbyllja e aplikimeve.

Albanian ICT Awards çeli edicionin e gjashtë më 2 Shkurt ndërsa takimi i parë informativ u mbajt më 22 Shkurt pranë Institutit Harry Fultz.

Më 6 Mars në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të Startup Europe Week, u zhvillua një workshop me studentë të degës së biznesit dhe informatikës.

Me të pranishëm përfaqësues të fakultetit, por edhe të bizneseve lokale, tema kryesore e bootkampit Made in Albania ishin sfidat me të cilat përballen të rinjtë. Bootkampi u organizua falë një bashkëpunimi mes AIA, UNIque, Albanian Skills dhe ICT Awards.

Më 7 Mars në Kolegjin Riinvest në Prishtinë, studentët e shkencave kompjuterike shprehën si çdo vit një interes të lartë për ICT Awards.

Studentët e shkëlqyer të Universitetit Epoka u prezantuan më 8 Mars me mundësitë e arta që ofron ICT Awards jo vetëm në kuadër të nismave individuale, por edhe iniciativave kurrikulare.

Akademia JCoders është një zërat rinorë që çdo vit ka diçka për të dhënë në ICT Awards. Takimi i mbajtur më 9 Mars pranë ambienteve të kësaj qendre afirmoi edhe njëherë tjetër ambicjet e të rinjve të JCoders për të ruajtur për vitin e dytë me radhë titullin e Yllit në Ngritje.

Bootkampi Made in Albania vijoi javën e kaluar me takimin e radhës në Tiranë ku gjatë workshopit të datës 10 Mars pjesëmarrësit i njohën me ICT Awards-in, kriteret e vlerësimit dhe shpërblimet e kësaj gare.

Kjo javë plot takime u finalizua në qendrën cedX në qytetin e Pejës më 10 Mars. Një qendër inovative dhe kreative, cedX ka shërbyer si fole e vërtetë inovacioni me hapësira punuese dhe trajnime në fushën e ICT-së.

Përfaqësuesit e ICT Awards gjithashtu u prezantuan me disa projekteve robotike zhvilluar nga fëmijët e kësaj qendre.

Java e tretë e muajit Mars do të vijojë me tre takime të reja. I pari do të mbahet pranë Qendrës Rinore në Korçë më 13 Mars në kuadër të Made in Albania dhe Startup Europe Week.

Më 14 Mars për herë të parë ICT Awards viziton qytetin e Ulqinit dhe nxënësit e Shkollës së Mesme të Kombinuar “Vëllazërim-Bashkim.”

Së fundi më 15 Mars në Prishtinë, ICT Awards do të organizojë një takim të hapur me komunitetin e ICT-së pranë RIT Kosovo me pjesëmarrjen e Jeton Siqeca, Abetare Gojani, Besfort Guri, Visar Jasiqi, Blerta Thaçi, Lekë Zherka dhe Mimoza Bytyqi.

Axhendën e këtij evenimenti do ta gjeni më poshtë.

17:30 – 18:00 Cocktail
18:00 – 19:00 Prezantimi i ICT Awards
19:00 Panel diskutimi me histori suksesi dhe partnerë ndër vite

Aplikimet do të vijojnë deri më 31 Mars 2018 dhe të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare ictawards.org.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0