Tirana Bank njofton emetimin e obligacioneve korporative në vlerën 5 milionë Euro - Business Magazine Albania

Tirana Bank njofton emetimin e obligacioneve korporative në vlerën 5 milionë Euro

Tirana Bank njofton emetimin e obligacioneve korporative afatgjata në vlerën 5 milionë Euro. Këto obligacione kanë një afat 7 vjeçar me një normë fikse interesi prej 3,30% në vit, të pagueshme çdo gjashtë muaj. Fondet e realizuara nga emetimi i obligacioneve do të rrisin kapitalin shtesë të Bankës, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe miratimeve nga autoritetet rregullatore.

Drejtuesja e Departamentit të Financës të Tirana Bank, Znj. Elvira Kapoli deklaroi: “Me kënaqësi njoftojmë emetimin me sukses, për herë të parë, të obligacioneve korporative të Bankës sonë. Ky emetim u prit shumë mirë nga komuniteti i investitorëve dhe u finalizua me kushte të favorshme, duke konfirmuar situatën e konsoliduar financiare të Bankës sonë dhe besnikërinë e klientëve tanë. Vizioni ynë është që të rrisim mbështetjen financiare për klientët tanë dhe për ekonominë lokale, si dhe të implementojmë strategjinë tonë të rritjes së qëndrueshme të aktivitetit.”

Lexo: MASR, 700 milion lekë për transportin – Përfitojnë 32 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues

Ky obligacion përfaqëson një nga emetimet më të mëdha, në kuadër të një transaksioni të vetëm, të këtij lloj instrumenti në tregun lokal, i nënshkruar plotësisht nga klientë individë dhe klientë premium. Kërkesa ishte më e madhe krahasuar me ofertën fillestare të këtij obligacioni, që konfirmon nivelin e lartë të besimit të investitorëve tek Tirana Bank dhe Grupi Balfin për të ndërmarrë investime afatgjata, madje edhe në këto kohë plot sfida.

Rreth Tirana Bank

Tirana Bank është Banka e parë me pronësi private në Shqipëri, e themeluar në vitin 1996. Banka ruan një pozicion të rëndësishëm në tregun lokal dhe ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që i përgjigjen më së miri kërkesave të klientëve. Banka ka një një rrjet me 35 degë, të cilat operojnë në zonat kryesore rezidenciale dhe të biznesit dhe ka një rrjet të gjerë të ATM-ve. Shërbimi ndaj klientit në të gjithë rrjetin e Bankës është në standarde profesionale dhe klienti mund të gjejë zgjidhje për çdo kërkesë apo nevojë financiare. Tirana Bank tashmë është pjesë e Grupit BALFIN që nga viti 2019.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0