TIP, promovon dhe mbështet modelet innovative ekologjikisht të qëndrueshme - Business Magazine Albania

TIP, promovon dhe mbështet modelet innovative ekologjikisht të qëndrueshme

Programi i Zhvillimit të Qëndrueshëm Rural (SRD – Sustanable Rural development) punon me bizneset dhe qeverinë për të rritur konkurrencën dhe për të rritur të ardhurat në zonat rurale të Shqipërisë. Së bashku, ne vendosim inovacione në bujqësi dhe turizmin rural, i përshkallëzojmë ato në treg dhe ndërtojmë një mjedis të mundësive. Ne fokusohemi te perimet, frutat, produktet e qumështit dhe bimët medicinale në zinxhirët e vlerave bujqësore dhe promovojmë sportet në natyrë, agroturizmin dhe menaxhimin e destinacioneve në turizmin rural.

Ne e bëjmë këtë në kontekstin e anëtarësimit në BE, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm, duke nxitur digjitalizimin dhe duke avancuar diversitetin. Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, SRD II zbatohet nga GIZ, në emër të Qeverisë Gjermane dhe bashkëfinancuar nga Swiss Development Cooperation, ndërmjet viteve 2023 dhe 2026.

Rezarta Bare, e cila e ka ndjekur këtë rrugëtim nga njëri hap në tjetrin ndan për Business Magazine detaje rreth eventit dhe qëllimit kryesor të këtij projekti.

Çfarë është TIP?

TIP është një një konkurs dinamik për mbështetje financiare, i krijuar për të katalizuar inovacionin brenda industrisë së turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri. Profesionistët e turizmit si operatorët turistikë, guidat turistike, strukturat mikpritëse dhe agroturizmet mund të aplikojnë me idetë e tyre inovative dhe fitimprurëse të produkteve turistike, idetë e parapërzgjedhura kalojnë në një proces të ngjashëm me “hackathon” për të rafinuar idetë e tyre dhe për të krijuar plane biznesi, të cilat prezantohen para një jurie në një event një ditor – Demo Days, ku të paktën gjashtë ide nga gjashtë rajone marrin mbështetje financiare për zbatim.

Artikulli u publikua më parë në faqen 72 të numrit 33 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 33 të saj.

Cili është Vizioni për inovacion?

TIP promovon dhe mbështet modele inovative dhe ekologjikisht të qëndrueshme të produkteve turistike në zonat rurale të Shqipërisë. Operatorë turistikë apo biznese të tjera në fushën e turizmit të frymëzuar nga këto nisma përsërisin ose përdorin këto produkte, duke zgjeruar efektet në të ardhurat dhe vendet e punës në zonat rurale.  

Nëse mund të përmendni partnerët?

Partnerët e TIP janë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Projektet Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural (SRD) dhe EU4Inovation zbatuar nga GIZ Albania, bashkitë e përzgjedhura dhe ICTS Lab (ofruesi i shërbimit). Ne jemi duke eksploruar për të zgjeruar këtë rrjet partneriteti duke përfshirë ministri të tjera, projekte të financuara nga donatorët dhe eventualisht kompani private. Partnerët shtesë mund të formësojnë kriteret e modelit të inovacionit sipas mandateve dhe fushave të tyre të fokusit.

Cila është strategjia juaj?  

Qëllimi kryesor i TIP është të krijojmë të paktën gjashtë modele konkrete të inovacionit të turizmit, të cilat, nëse janë të suksesshme, do të promovohen dhe përsëriten në të gjithë vendin.  

Si funksionon TIP?

TIP u konceptua në fillim të vitit 2023. 179 aplikantë paraqitën ide inovative deri në mes të shtatorit 2023. 50 janë përzgjedhur për gjashtë “Demo Days”, konkurse rajonale (Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër, Dibër), që do të ndodhin midis tetorit dhe fillimit të nëntorit 2023. Fituesi(it) për çdo demo-day do të marrin grante (nga 2,000 – 10,000 EUR) për idetë e tyre. Më pas, fituesit do të vazhdojnë të zbatojnë projektet e tyre dhe të prezantojnë rezultatet e tyre, qoftë në një event final ose gjatë një thirrje të dytë të TIP në 2024.

 Ndalemi shkurt tek Rrugëtimi “tip”?

Pas një procesi rigoroz përzgjedhjeje ku u dorëzuan ide të shumta inovatore, tani jemi në një fazë të eventeve rajonale, ku 6 “Demo Days” do të mbahen ne 6 qytete të Shqipërisë.

I pari ishte i kryeqytetit, qytetit të serenatave dhe atij të gurtë, TIP vazhdon rrugëtimin në qytetin e flamurit, Vlorë. Gjatë muajit nëntor do te jemi në veri me qytetin e Rozafes dhe sofrës Dibrane.Sfida jonë e përbashkët me qeverinë shqiptare ka qenë gjithmonë sezonaliteti i turizmit, që natyrisht krijon probleme të mbipopullimit të destinacionit gjatë sezonit të verës dhe mungesës së mundësive jashtë sezonit si dhe punësimin sezonal në sektor për shkak të hendekut kohor.

 Kjo sfidë e përbashkët ka nevojë për zgjidhje. Kjo është arsyeja pse përmes TIP-it kemi ftuar këtu profesionistët e turizmit, guidat turistike, operatorët turistikë, struktura mikpritjeje për të krijuar modele alternative të turizmit, produkte turistike që ruajnë dhe promovojnë trashëgiminë kulturore, janë miqësore me mjedisin dhe kanë potencialin për të sjell nën vëmendje një destinacion.

 Nëpërmjet TIP synojmë të aktivizojmë veçanërisht aktorët lokal të turizmit dhe sigurisht ata të rinj, të cilët duan të bëjnë turizmin profesionin e tyre, duke i ftuar ata të japin ide për zhvillimin turistik të territorit të tyre, prandaj po shkojmë në qytete të ndryshme të Shqipërisë për të folur për TIP.

 TIP pranoi 179 aplikime të bukura dhe frymëzoi shumë ide të reja në sektor nga të cilat projekti do të mbështese së paku 6 ide, ndoshta më shumë, por shumë e rëndësishme është rritja e tyre në të gjithë vendin dhe qëndrueshmëria. Ne do të përpiqemi të gjejmë partneritetin e duhur për ta bërë mekanizmin TIP më gjithëpërfshirse dhe të qëndrueshme në sektorin publik dhe atë privat. Turizmi i qëndrueshëm merr një rrugë të gjatë, megjithatë ofron një model më të ekuilibruar dhe më elastik që siguron qëndrueshmërinë afatgjatë të një destinacioni. Shqipëria e meriton këtë dhe më shumë.

Intervistoi: Megi Latifi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0