TikTok "ringjall" Albert Einstein me AI – Deepfake nga një foto e vetme! - Business Magazine Albania

TikTok “ringjall” Albert Einstein me AI – Deepfake nga një foto e vetme!

TikTok "ringjall" Albert Einstein me AI – Deepfake nga një foto e vetme!

Në një të ardhme shumë të afërt, një fotografi e vetme nga telefoni yt dhe një regjistrim zanor i marrë nga interneti do të jenë të mjaftueshme për të krijuar një video të mahnitshme me inteligjencë artificiale, aq reale sa mund t’i bindë shikuesit se je po aq i zgjuar sa Albert Einstein.

Kjo vjen sipas një prezantimi të ri mbi modelin e ri të inteligjencës artificiale, që pritet të lançohet nga ByteDance, kompania mëmë e TikTok, e cila e ka “ringjallur” Einstein, shkencëtarin e famshëm të ekuacionit E = mc² për të demonstruar aftësitë e mrekullueshme të këtij mjeti të avancuar.

OmniHuman premton t’u mundësojë njerëzve të zakonshëm të këndojnë si yjet e muzikës, fëmijëve të zakonshëm të tingëllojnë si filozofë dhe shumë më tepër, sipas krijuesve të tij.”OmniHuman tejkalon ndjeshëm metodat ekzistuese, duke krijuar video jashtëzakonisht realiste të njerëzve bazuar në sinjale të dobëta hyrëse, veçanërisht audio,” thuhej në prezantimin zyrtar të projektit. “Ai mbështet imazhe të çdo raporti aspekti, qoftë portrete, gjysmë-trupa apo figura të plota, duke ofruar rezultate më të gjalla dhe cilësore në skenarë të ndryshëm.”

LEXO EDHE: Episodi i parë i “Future Fridays”: Çfarë po ndodh me AI, turizmin dhe Inovacionin në Shqipëri?

Krijuesit e projektit e prezantuan atë këtë javë në arkivin e hapur online arXiv, sipas Forbes. Megjithëse publiku ende nuk ka akses, disa video shembuj japin një shije të asaj që do të vijë, duke treguar subjektet nga të gjitha këndet – dhe me lëvizje të ndryshme të trupit dhe duarve, të cilat në shumicën e rasteve duken shqetësisht reale.

Një video tronditëse e Einstein e tregon gjeniun e lindur në Gjermani duke bërë gjeste entuziaste përpara një dërrase të zezë ndërsa mban një fjalim mbi vlerën e artit dhe emocionit në art.
Por, megjithëse cilësia vizuale është e shkëlqyer, fjalët nuk janë të tijat. Audioja vjen nga një fjalim i mbajtur më shumë se një dekadë më parë nga neuroshkencëtari dhe studiuesi i emocioneve të kafshëve, Jaak Panksepp, në një ngjarje TEDxRainier në Seattle.”Ato janë shumë mbresëlënëse,” tha Freddy Tran Nager, profesor në Universitetin e Kalifornisë Jugore (USC), në një intervistë për Forbes.

“Nëse po mendon të ringjallësh Humphrey Bogart dhe ta përfshish në një film, nuk e di se si do të dukej. Por në një ekran të vogël, sidomos në një telefon, këto janë vërtet mbresëlënëse,” shtoi ai – duke lënë të kuptohet se në të ardhmen e afërt, studentët mund të zgjedhin, për shembull, që Marilyn Monroe t’ua mësojë statistikat.

Kjo teknologji e re e vendos ByteDance në krye të garës për krijimin e AI-ve realiste, sugjeroi Forbes – me ekspertin Nager që spekulon se kompania mund të jetë duke kërkuar një mënyrë për të zëvendësuar influencuesit.”TikTok mund të thotë: ‘E dini çfarë? Tani mund të krijojmë video vetë. Përse na duhen më njerëzit?’,” tha ai.

NYP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0