Autoritetet europiane duket se janë të shqetësuar për aplikacionin Tik-Tok.
Shefi i rrjetit kinez u prit ditën e djeshme në komisionin e Brukselit për t’u njohur nga afër me hetimet që po kryhen ndaj aplikacionit. Aplikacioni është aktualisht objekt i dy hetimeve në Evropë. Njëra lidhet me një shkelje të mundshme të rregulloreve për mbrojtjen e privatësisë së fëmijës, tjetra me një transferim të të dhënave personale të përdoruesve në Kinë.
Ndërsa Brukseli e ka nën vëzhgim këtë rrjet kaq të pëlqyer nga të rinjtë, SHBA-të po e refuzojnë në masë. Mike Gallagher, një republikan i zgjedhur, kërkon që ky aplikacion të fshihet ose të merret në administrim nga pala amerikane. Përdorimi i tij në administratë është i ndaluar në më shumë se 20 shtete amerikane, ndërsa nuk regjistrohet asnjë llogari e TikTok në nivel institucional të Brukselit.
Dje, evropianët kishin disa mesazhe për të përcjellë: së pari për mbrojtjen e të dhënave, një parim i shenjtë në Evropë dhe së dyti për përmbajtjet e ndaluara si gjuha e urrejtjes, terrorizmi, pornografia e fëmijëve etj.
Nuk dihet nëse fakti që rrjeti është kinez e bën atë të dyshimtë në sytë e perëndimorëve apo numri i lartë i përdoruesve që konkurron ndjeshëm çdo aplikacion tjetër.
Numërohen një miliard abonentë deri më sot jashtë Kinës, një e katërta e tyre janë në Evropë si dhe të ardhura marramendëse nga klikimet. rfi
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.