TikTok po hap 300 restorante për të ofruar ushqimet më virale në rrjet  - Business Magazine Albania

TikTok po hap 300 restorante për të ofruar ushqimet më virale në rrjet 

Për  fansat e ushqimit të cilët janë të apasionuar pas videove të gatimit, TikTok po ofron një koncept të ri restoranti bazuar në ushqimet më virale.

Platforma njoftoi të premten se është në partneritet me Virtual Dining Concepts për të nisur një zinxhir shërbimi ushqimor duke filluar nga marsi 2022.

E titulluar “TikTok Kitchens”, sipërmarrja synon të sjellë ushqimet më të famshme të TikTok tek fansat, më tepër sesa të shërbejë si një shtysë drejt biznesit të restoranteve, tha një zëdhënës i TikTok për Insider.

Menuja e restoranteve të TikTok do të përfshijë ushqime të bëra të njohura nga përdoruesit në platformë, duke përfshirë makarona feta të pjekura, hamburgera, brinjë misri dhe patatina. Menuja pritet të përshtatet së bashku me tendencat më tëfundit në aplikacion dhe do të përditësohen në baza tremujore, sipas një njoftimi për shtyp të kompanisë.

TikTok ka mesatarisht mbi 130 milionë përdorues aktivë në muaj në SHBA dhe ka tejkaluar tre miliardë shkarkime në mbarë botën në korrik. #FoodTok — përmbajtje e lidhur me ushqimin në TikTok, duke përfshirë eksperimentimin e recetave, është një nga këndet më të njohura të platformës, me videot e saj që grumbullojnë mbi 11.5 miliardë shikime që nga dhjetori.

Të ardhurat nga shitjet e TikTok Kitchen do të shkojnë për të mbështetur krijuesit që frymëzuan artikujt e menusë dhe krijuesit e tjerë që duan të krijojnë ushqime të reja, sipas një njoftimi për shtyp, por kompanitë nuk specifikuan se si do të shpenzoheshin ato para.

Jenni Häyrinen, një artiste finlandeze, e cila krijoi recetën popullore të makaronave me feta të pjekura në TikTok në fillim të vitit 2021, tha për Insider se është “e emocionuar dhe krenare” që receta e saj origjinale paraqitet në menunë e TikTok Kitchen.

“Receta e makaronave me feta të pjekura u krijua në një kohë kur më duhej të haja një drekë të shpejtë në shtëpi”, tha ajo. “Ka ndihmuar miliona që atëherë dhe tani bëhet edhe më e lehtë.”

Business Insider 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0