TiDi, njihuni me platformën që zhvillon trajnime në shqip

TiDi, njihuni me platformën që zhvillon trajnime në shqip

TiDi
~6 minuta lexim

Jemi mësuar të ndjekim trajnime online në platforma ndërkombëtare, ku trajnuesit janë të huaj, tematikat mund të mos përputhen me aktualitetin shqiptar apo trajnuesit të flasin vetëm për vendin nga vijnë.

Tashmë nuk do të shqetësohemi më për këtë sepse kemi një platformë trajnimesh shqip. Bëhet fjalë për TiDi.al, e cila është themeluar së fundi në Shqipëri dhe ofron trajnime në fusha të ndryshme, në gjuhën shqipe. Për të mësuar më shumë rreth TiDi, trajnimeve aktuale dhe planeve të së ardhmes ne zhvilluam një intervistë me koordinatoren e platformës, Eva Bogdani.

Si lindi ideja për të themeluar platformën TiDi?

Ideja ka lindur duke pasur parasysh faktin se platforma të këtij formati nuk janë të përhapura në Shqipëri. TiDi u ideua rreth një vit më parë nga Ermal Mamaqi, i cili është themeluesi i platformës. Megjithatë gjatë periudhës së karantinës erdhi më shumë si nevojë për ta lançuar,  duke qenë se kontakti fizik me njerëzit ishte i kufizuar. Shumë institucione u mbyllën, shkollat dhe bizneset e përqendruan aktivitetin e tyre online, prandaj komunikimi në këtë mënyrë ishte mundësia më e mirë, por edhe e vetmja për të sjellë trajnimet tona.

TiDi

Kur u lançua zyrtarisht platforma?

Në datën 25 Qershor të këtij viti, po atë ditë është organizuar edhe webinari i parë.

Cilat janë fushat për të cilat ju kryeni trajnime?

Qëllimi i platformës është t’ju vijë në ndihmë njerëzve në çdo sektor. Prandaj edhe  trajnimet janë të pakufizuara në kategori, psh: aktrim, balet, motivim, gatim,sport, etj

Si zhvillohen trajnimet e TiDi?

Trajnimet zhvillohen në forma të ndryshme, në varësi të trajnuesve. P.sh studentët kanë mundësinë të jenë në webinare live me trajnuesin, për të cilat vendosen data të caktuara sipas axhendës së trajnuesit. Ndërsa në rastet kur antarët e Tidi aksesojnë paketën e kursit trajnimet /audiot/librat, mund t’i ndjekin në çdo moment, kudo ku janë. Gjithashtu mund të kontaktojnë në kohë reale me trajnuesin e tyre  duke bërë komente apo pyetje në mesazhe private.

TiDi

Tani që po flasim kanë kaluar thuajsë dy muaj nga koha që platforma është lançuar dhe realisht kemi punuar fort, por kemi projekte të reja, që do të vijnë në muajt në vijim si kurset e  yoga-s , të kuzhinës, si të jetojmë shëndetshëm  nga Profesor Hetem Ramadani, etj.

Kemi edhe disa surpriza të tjera, por ju sigurojmë se çdo kurs do të jetë vlerë e shtuar për pjesëmarrësit.

Na janë ofruar trajnues për të dhënë kurset e tyre, por siç e përmenda më lart ne nuk jemi kufizuar në fusha dhe kategori. Prandaj gjej rastin që përmes jush të ftoj ekspertët e fushave të ndryshme të na kontaktojnë për bashkëpunime të mundshme.

Si mund të marrim pjesë në trajnimet e TiDi?

Ne website-n e platformës https://tidi.al/ gjenden kurset si dhe veprimet që duhen ndjekur hap pas hapi, për t’u bërë pjesë e tyre.

Kur është trajnimi juaj i rradhës?

Trajnimi i rradhës është në datën 25 gusht, ora 20:00 do të zhvillohet nga Ermal Mamaqi dhe është pa pagesë. Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen duke klikuar këtu.

A mund të na thoni disa prej trajnerëve tuaj?

Po përmend disa prej trajnerëve në fusha të ndryshme : mjeshtri i meditimit Sheki, spikerja globale  Mirela Sula, Albi Nako, Arvin Kita, Dorina Mema.Gjithashtu vetë Ermal Mamaqi ka zhvilluar trajnimin e tij duke ndarë formulën, që ka nxjerrë nga sukseset e shumta që ka arritur .

TiDi

Cili është misioni i TiDi?

Une besoj se kjo platformë ka ardhur në kohën dhe vendin e duhur. Situata që po kalojmë për shkak të virusit ka “penalizuar” shumë aktivitete, që zhvilloheshin fizikisht. Ne si popull i duam gjërat e prekshme dhe nuk jemi mjaftueshëm të informuar  se si funksionon bota digjitale. Nuk flasim vetëm për qytetet e zhvilluara si Tirana, por për zonat e tjera ku mundësitë janë të pakta. Edhe qytetarët jashtë Tirane kanë të drejtë të informohen , të trajnohen, të bëjnë biznes apo jo?

Pikërisht ky është misioni i TiDi: t’ju vijë në ndihmë të gjithë shqiptarëve, pa barriera gjeografike,  duke iu ofruar mundësinë të mësojnë  gjithçka që ju nevojitet, në kohën kur ju nevojitet , kudo që janë dhe mbi të gjitha në Gjuhën Shqipe!

Për ta përmbledhur do të thoja Misioni dhe slogani i TiDi: Për një Shqipëri më të mirë!

TiDi

A keni hartuar një plan afatgjatë për funksionimin e platformës?

Sigurisht, ky është vetëm fillimi i asaj çka do të ofrojmë. Vazhdimisht do të jemi duke lançuar trajnime të reja, do të përmirësojmë trajnimet aktuale, duke shtuar vlera tek ata, që do të bëhen pjesë e platformës tonë. Një nga objektivat që kemi deri në datën 25 qershor të vitit të ardhshëm është të kemi ofruar 100 kurse në platformë.

A është platforma TiDi për të gjithë?

Padyshim që po. Për të gjithë ata që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre duke mësuar më shumë. Edhe emri i platfomrës TiDi ka këtë kuptim. Pasi një antar i platformës të përfundojë trajnimin në të cilin është i interesuar, do të ketë më shumë informacione dhe vlera, të cilat mund të praktikohen në përditshmëri.

Çdo grup – moshë, pavarësisht profesionit apo angazhimeve, e ka shumë të thjeshtë aksesin në trajnimet e TiDi. Megjithatë suporti  i stafit ofrohet gjithmonë në kohë reale. Për çdo pyetje apo paqartësi, mund të kontaktoni:

Web : https://tidi.al/

Cel: +355684434458

Email: info@tidi.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çdo gjë e madhe nisi si diçka e vogël.”
— Peter Diamandis
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0