Tibo - Platforma më e madhe IPTV/OTT për të gjithë shqiptarët kudo në botë! - Business Magazine Albania

Tibo – Platforma më e madhe IPTV/OTT për të gjithë shqiptarët kudo në botë!

~2 minuta lexim

TIBO TV ofron shërbimin më cilësor IPTV/OTT që përfshin të gjitha kanalet më të ndjekura nga shqiptarët në të gjithë globin, së bashku me një mori kanalesh ekskluzive!

Pasioni, vendosmëria, angazhimi dhe integriteti janë parimet që kanë ushqyer shpirtin e TIBO që prej fillimeve të tij në vitin 2013.

TIBO vjen me një përzgjedhje të gjerë, ku çdokush do të gjejë veten midis shumëllojshmërisë së kanaleve. Aplikacionet për SMART TV dhe MOBILE ofrojnë një mori veçorish për të siguruar që eksperienca e argëtimit televiziv të jetë sa më cilësore.

Lexo: Google vendos një kabllo nënujore për internetin që shtrihet nga New York në Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë

TIBO ka shtuar ndjeshëm programacionin me 25 kanale origjinale për filma e dokumentarë, ndërsa së fundi ka shtrirë transmetime edhe në radio “TIBO Radio”, 101.6 FM e cila do të sjellë gjithashtu komentimin “Live!” të ndeshjeve të “Serie-A”.

-“Me këtë partneritet, TIBO nis një kapitull të ri të mrekullueshëm, ku na presin risi e investime të tjera në përmbajtjen e platformës tonë”, – thotë Adnand Mahmuti, presidenti i grupit TIBO. Ai shton më tej se, “ndër vite kemi hasur një mori me sfida e pengesa, të cilat i kemi kaluar të gjithë së bashku si një familje e madhe, duke u mbështetur në ëndrrat dhe vizionet që e kanë bërë platformën televizive më të dashur të shqiptarëve kudo! Me shikimin tonë gjithnjë përpara do punojmë që të sjellim tek të gjithë abonentët TIBO ekselencën që ata meritojnë!”

Për më tepër vizitoni tibo.tv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse të ofrojnë një vend në një anije kozmike, mos pyet çfarë vendi, thjesht hip”
— Sheryl Sandberg
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0