Thirrje për mentorë nga diaspora

Thirrje për mentorë nga diaspora


Mundësia për t’u mbështetur në mentorë me eksperiencë është një çelës drejt suksesit për themeluesit që janë në fillimet e tyre, për t’u rritur dhe për të pasur sukses si sipërmarrës. Mentorët ndihmojnë në rritjen e shpejtë të biznesit dhe i ndihmojnë sipërmarrësit e rinj të punojnë më shpejt. Ata ndajnë eksperiencën e tyre me sipërmarrësit e rinj dhe ofrojnë njohje me rrjetin e tyre të sipërmarrësve.

Programi i Mentorimit nga Diaspora shërben për të lidhur sipërmarrësit shqiptarë me eksperiencë, të cilët kanë ndërtuar një karrierë të suksesshme biznesi jashtë vendit, me sipërmarrësit lokalë të cilët janë premtues. Sipërmarrësit me eksperiencë i mbështesin themeluesit e rinj të rriten në rrugën e tyre të biznesit.

Lexo këtu: Arjeta Dhima, mentore e mentorit të 9000 personave

Nëse je një themelues startup-i nga Shqipëria, që po kërkon për mentorë që do ju ndihmojnë të futeni në tregun ndërkombëtar, mund të kontaktoni Erkens, për t’u njohur me më shumë mundësi rreth programit të mentorimit nga mentor të diasporës.

Ky program kërkon vazhdimisht mentorë të rinj për t’ju bashkuar Programit të Mentorimit nga Diaspora. A jeni të interesuar për t’u bashkuar? Plotësoni këtë formular dhe organizatorët do t’ju kontaktojnë shumë shpejt.

EU for Inovation

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0