Thirrje për Aplikime në Programin #Shkëndija - Business Magazine Albania

Thirrje për Aplikime në Programin #Shkëndija

Thirrje për Aplikime në Programin #Shkëndija

A jeni një qytetar, grupim apo organizatë me dëshirë për të përmirësuar jetën në komunitet? A keni një pasion të palëkundur për të nxitur ndryshimin në komunitetet ku jetoni? Programi Shkëndija është në kërkim të individëve dhe organizatave aktive dhe të gatshme për të rritur ndikimin e tyre dhe për të reformuar komunitetet!

Progami #shkëndija nuk është thjesht një program; është një kulturë aktivizmi dhe advokimi. Është një udhëtim njëvjeçar që ofron hapësira dhe mundësi për të zhvilluar nisma konkrete aktivizmi apo advokimi. Ne jemi në kërkim të aktivistëve që duan t’i çojnë përpara nismat e tyre dhe të arrijnë rezultate konkrete. Bashkohuni me ne për një udhëtim njëvjeçar fuqizimi, rritjeje dhe ndikimi!

>> Çfarë mbështetje parashikon programi #shkëndija?

Mbështetja nga programi #shkëndija përfshin:

1 – Punëtori të tematikave me rëndësi të veçantë për aktivizmin dhe advokimin, ku veçojmë: (a) aktivizmi, organizimi komunitar, dhe advokimi; (b) zhvillimi i aftësive në aktivizëm përmes teknikave të gazetarisë investiguese; (c) si të bashkëpunojmë dhe të përdorim mediat tradicionale dhe alternative; etc. Përmes punëtorive, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të kuptojnë në praktikë procesin e konceptimit, formulimit, zbatimit dhe monitiorimit të një nisme.

Këto punëtori do të realizohen nga ekipi i programit #shkëndija në bashkëpunim me njohës shumë të mirë dhe me përvojë të fushave në fokus të punëtorive.

2 – Mbështetje e vazhduar me orientim, këshillim, njohuri si dhe angazhim i drejtëpërdrejtë në procese thelbësore. Ky proces  do të jetë  i shtrirë në kohë përgjatë vitit dhe synon të krijojë kushtet e nevojshme për ta rritur më tej nismën.

3 – Mundësim të pajisjeve apo shërbimeve thelbësore për ecurinë e nismës, për  pjesëmarrësit më të angazhuar dhe më të përkushtuar të programit.

Lexo edhe:Udhëzuesi për Ndërtimin e një Plan Biznesi të Suksesshëm

 >> Kush mund të aplikojë?

•⁠  ⁠Ju keni një Nismë të qartë lidhur komunitetin ku jetoni;

•⁠  ⁠Ju mund të artikuloni qartë ndryshimin pozitiv që synoni të arrini.

•⁠  ⁠Jeni të gatshëm t’i përkushtoheni punëtorive dhe proceseve mentoruese të parashikuara në program;

>> Si mund të aplikoni?

A jeni gati të na bashkoheni?

Aplikoni për t’u bërë pjesë e programit #shkëndija deri më 20 shkurt 2024, duke plotësuar këtë formular regjistrimi:  https://forms.gle/B49PaYdQh3PrB8nCA 

Për më shumë informacion kontaktoni në: aida_ciro@co-plan.org dhe co-plan@co-plan.org. Vizitoni www.shkëndija.org për të zbuluar më shumë rreth programit #shkëndija në vite.

>> Datat kryesore:

📅 Periudha e Aplikimit:  27 Janar, 2024 – 20 Shkurt, 2024

📢 Njoftimi i përzgjedhjes: 29 Shkurt, 2024

🚀 Fillimi i programit: Mars 2024

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0