Një thirrje e hapur për arkitektët është projekti i Expo Albania.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes mediave sociale se, “Vijon të jetë e hapur deri më 12 shkurt thirrja e fazës së parë të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për EXPO ALBANIA, ku çdo profesionist mund t’i përgjigjet kësaj thirrjeje duke dorëzuar propozimet përkatëse”.
Sipas tij, EXPO ALBANIA, është menduar si një qendër ekspozimi shumëfunksionale që pritet të rrisë ndjeshëm vizibilitetin e Tiranës, dhe gjithë Shqipërisë, si një destinacion për organizimin e panaireve, ekspozitave tregtare, takimeve në shkallë të gjerë dhe evenimenteve të tjera, duke e konsoliduar më tej reputacionin e kryeqytetit si një nyje e rëndësishme në rajon dhe në nivel ndërkombëtar
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto