ThinkYoung, organizata që iu jep zë të rinjve

ThinkYoung, organizata që iu jep zë të rinjve


ThinkYoung është një organizatë joqeveritare e themeluar për të përcjellë zërin e të rinjve  tek vendimarrësit e Komisionit Europian. ThinkYoung  ka lobuar për të rinjtë që prej vitit 2007. Zyrat qendrore i ka në Bruksel dhe këtë vit është zgjeruar me zyra të reja në Gjenevë dhe Hong Kong.

ThinkYoung është qëndra e parë kërkimore që ka në fokus të rinjtë e Europës. Ajo ndihmon në përfshirjen e të rinjve në proçeset vendimmarrëse dhe iu ofron europarlamentarëve studime kërkimore mbi kushtet e të rinjve. ThinkYoung përbëhet nga të rinj nën moshën 30 vjeç, që janë të sapodiplomuar apo vazhdojnë studimet e tyre. Deri më tani, ThinkYoung ka pranë saj të regjistruar 600,000 të rinj.

Kjo organizatë është ndër më aktivet në fushën kërkimore për të rinjtë. Ajo përpilon studime, propozime, pyetësorë dhe organizon konferenca dedikuar të rinjve në 5 fusha të ndryshme: sipërmarrje, edukim, marrdhëniet BE-Azi, zgjerimi i BE-së dhe mjedisi.

Themeluesit e ThinkYoung  janë Andrea Gerosa, Azzura Giorgio dhe Stefano Benini, të cilët e filluan këtë projekt me një kompjuter dhe 25 Euro për të regjistruar faqen e Web-it. Tani ThinkYoung  ka një skuadër shumë të madhe të përbërë nga të rinj që vijnë nga e gjithë bota.

Në vitin 2011, ThinkYoung  themeloi   “Shkollën e Sipërmarrjes” që përfshin dhe të rinj që vijnë nga  India apo Kina. Kjo qendër kërkimore ka krijuar partneritet me Google, Huawei, Amway, Wilfriend Martens Centre for European Studies etj.

Qëllimi i kësaj shkolle mbi sipërmarrjen është t’i njohë të rinjtë me jetën e një sipërmarrësi  dhe t’u japë mundësi sipërmarrësve të komunikojnë me një publik të gjerë. Në bazë të fakteve, kompanitë më të shumta krijohen nga ata individë që kanë kontakte me sipërmarrës të konfirmuar.

Është e vështirë ta ngjitësh një mal, pa parë se si ia ka arritur një njeri tjetër. N.q.s universitetet, gjimnazet apo media nuk e trajtojnë temën e sipërmarrjes, asnjeri nuk do të mendojë të bëhet një sipërmarrës. Ky është dhe objektivi kryesor i themelimit të shkollës së sipërmarrjes nga ThinkYoung , pjesëmarrja e saj më shumë të rinjve në botën e sipërmarrjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0