Pas suksesit të dy sezoneve të para që sollën në vëmendje histori reale të sipërmarrjes shqiptare, programi “Think Big” rikthehet në BusinessMag Albania me një sezon të tretë edhe më ambicioz. Episodi i parë u transmetua mbrëmjen e djeshme dhe vendosi në qendër një nga iniciativat më premtuese të ekosistemit teknologjik vendas – Patoko, SuperApp-i i parë shqiptar, i ndërtuar me vizionin për të sjellë zgjidhje konkrete në përditshmërinë e qytetarëve.
Arbër Kadia, themelues i Patoko, ndau për herë të parë rrugëtimin personal dhe profesional që qëndron pas këtij projekti ambicioz. Ai foli hapur për fillimet e vështira, për vizionin që e shtyu të ndërtonte një kompani teknologjike nga zemra e Tiranës, por me ambicie për të shtrirë ndikimin në të gjithë Ballkanin, por edhe me tej pse jo.
“Nuk donim ta nisnim fare as me taxi dhe as si SuperApp,” – shprehet Arbri. “Ideja jonë e parë ishte të demokratizonim hapësirën përmes teknologjisë. Fillimi ishte me ndarjen e ilaçeve nga farmacitë – një shërbim shumë praktik që na tregoi nevojën reale në treg.”
Kjo qasje inovative dhe e fokusuar tek nevojat konkrete e vendosi Patokon në rrugën drejt krijimit të një platforme gjithëpërfshirëse. Sot, aplikacioni ofron shërbime si taxi, autobusë dhe oferta të përditshme, por ekipi i tij premton se ky është vetëm fillimi.
Arbri thekson rëndësinë jetike të ekipit në suksesin e çdo ideje:
“Një ide nuk ka asnjë shans të ecë përpara pa ekipin e duhur. Investitorët nuk e shohin më fillimisht idenë, por shohin njerëzit pas saj. Ekipi është themeli.”
Pikërisht kjo qasje e ka ndihmuar Patokon të tërheqë edhe vëmendjen e investitorëve si Kevin Sekniqi, një sipërmarrës dhe investitor shqiptar me përvojë ndërkombëtare, i cili ka dhënë një mbështetje të rëndësishme për rritjen e mëtejshme të kompanisë.
Lexo edhe: Rikthehet Think Big – Programi që do t’ju bëjë të mendoni përtej të zakonshmes!
Arbri ndau gjithashtu një lajm të rëndësishëm – pranimin e Patoko nga Google for Startups, një program prestigjioz që i ka hapur dyert kompanisë për bashkëpunime dhe zhvillime në fushën e inteligjencës artificiale.
“Jemi në diskutime me Google për mënyrën si mund ta përmirësojmë ndërveprimin me përdoruesin përmes AI. Qëllimi ynë është të krijojmë një përvojë të thjeshtë dhe intuitive që e ndihmon përdoruesin në çdo aspekt të jetës së përditshme.”
Në fund të intervistës, themeluesi i Patoko ndau disa këshilla të vlefshme për të rinjtë që duan të ndërtojnë diçka nga e para:
-
Ideja mund të nisë edhe pa kapital, por nuk ecën pa ekipin e duhur.
-
Është më mirë të ndërtosh një biznes me partnerë, sesa vetëm.
-
Mosha nuk është pengesë, por në kontekstin shqiptar, përvoja ndihmon të kapësh më mirë sfidat globale.
Me një mision të qartë dhe me një produkt që po formësohet çdo ditë nga pasioni dhe përkushtimi, Patoko përfaqëson jo vetëm një model biznesi të suksesshëm, por edhe një sinjal të qartë se teknologjia shqiptare është gati të zërë vendin që i takon në hartën e inovacionit global.
Think Big e ka nisur sezonin e tretë fuqishëm, dhe me histori si kjo e Patoko, audienca ka shumë për të mësuar, reflektuar dhe për t’u frymëzuar.
Për ata që e humbën premierën mbrëmjen e djeshme:
Bëni subscribe këtu për të mos humbur asnjë nga episodet e këtij super sezoni!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.