Think Big me Diego Pisa, CEO Teleperformance Albania! - Business Magazine Albania

Think Big me Diego Pisa, CEO Teleperformance Albania!

Pas një sezoni të kaluar shumë të suksesshëm, i cili u shoqërua me feedback pozitiv nga publiku dhe komuniteti i sipërmarrjes, Think Big rikthehet këtë vjeshtë me më shumë energji, entuziazëm dhe histori të tjera frymëzuese.

Sezonin e ri do ta hapim me një intervistë ekskluzive me Diego Pisa, CEO i Teleperformance Italy Group & Albania, një lider vizionar që prej 17 vitesh ka ndërtuar një histori të jashtëzakonshme në Shqipëri. Nga eksperienca e tij si napoletan që gjeti në Shqipëri zjarrin dhe pasionin për të ndërtuar, deri tek menaxhimi i mbi 3500 punonjësve dhe transformimi i Teleperformance në një nga kompanitë më të mëdha dhe më të vlerësuara në vend, Pisa sjell një shembull unik lidershipi dhe inspirimi.

 Në këtë episod do të flasim për:

  • Rrugëtimin e tij personal dhe profesional në Shqipëri.

  • Filozofinë e lidershipit që vendos njeriun në qendër.

  • Evoluimin e sektorit dhe rolin e Inteligjencës Artificiale.

  • Mundësitë që Shqipëria ofron për të rinjtë dhe për investitorët ndërkombëtarë.

 Në episodet që do të pasojnë, Think Big do të vazhdojë të sjellë kompani lider, personazhe model, dhe histori frymëzuese që rrezatojnë optimizëm dhe sukses, për t’ju dhënë energjinë dhe idetë që ju nevojiten për të ndjekur ëndrrat tuaja.

Promo episodi 5:

Mos e humbisni sezonin e ri të Think Big!
Subscribe në YouTube-n zyrtar të Businessmag Albaania për të ndjekur episodet e plota.
 Ndiqni gjithashtu rrjetet tona sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin!

Episodi i 4 i Think Big me Green Coast Hotel – MGallery Collection:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0