Think Big me Capital Point – Forbes Global Properties - Business Magazine Albania

Think Big me Capital Point – Forbes Global Properties

Brenda një kompanie që shet luks në Shqipëri! Think Big me Capital Point – Forbes Global Properties

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka hyrë në një fazë të re. Nuk bëhet më fjalë vetëm për ndërtim dhe shitje, por për pozicionim, përvojë, brand dhe investime që synojnë një publik global. Pikërisht këtë transformim vë në fokus episodi i radhës i Think Big, ku kemi vizituar Capital Point – Forbes Global Properties, një nga kompanitë konsulente më elitare të real estate-it luksoz në vend.

Të premten, më 16 janar, live në YouTube, LinkedIn dhe Facebook,  në orën 20:15 ju  do të keni mundësinë të futeni brenda një prej strukturave më të sofistikuara të tregut të pronave në Shqipëri.

Në këtë episod, Ilda Zaloshnja dhe Brandan Mativi, bashkëthemelues dhe drejtues të Capital Point, ndajnë për herë të parë në një format të hapur filozofinë që qëndron pas rritjes së kompanisë, mënyrën si kanë ndërtuar një brand të lidhur me standardet e Forbes Global Properties, dhe çfarë do të thotë të drejtosh një biznes që operon në segmentin më kërkues të tregut.

Por kjo nuk është vetëm një intervistë për prona luksi.

Lexo edhe:Del online fjalori i madh i shqipes, përmban 125 mijë fjalë e shprehje

Është një bisedë për lidership, për bëhet konsulenca kur flitet për miliona euro, për mënyrën si ndërtohen ekipe që menaxhojnë klientë ndërkombëtarë, investitorë strategjikë dhe prona që nuk janë thjesht pasuri, por asete prestigji.

Në një treg shqiptar që po tërheq gjithnjë e më shumë blerës nga Europa, Lindja e Mesme dhe diaspora, drejtuesit e Capital Point flasin hapur për:

  • cilat zona po rriten më shpejt,
  • çfarë kërkon realisht sot blerësi i pronave luksoze,
  • dhe nëse Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i mirëfilltë premium në hartën e real estate-it ndërkombëtar.

Ky episod i Think Big nuk flet vetëm për suksesin e Capital Point, por për një Shqipëri që po ndryshon profilin e saj ekonomik, ku pasuritë e paluajtshme po kthehen në një mjet të rëndësishëm të investimeve të huaja dhe të ndërtimit të reputacionit ndërkombëtar të vendit.

Nëse ju intereson:

  • si ndërtohet një kompani elitare nga zero,
  • si pozicionohet Shqipëria në tregun global të pronave luksoze,
  • dhe çfarë mendësie kërkohet për të luajtur në ligën e madhe të real estate-it,

atëherë ky episod është për ju!

📅 Think Big me Capital Point – Forbes Global Properties
🗓 E premte, 16 janar, ora 20:15
📍Live
Linkedin: https://www.linkedin.com/events/thinkbigmecapitalpoint-forbesgl7416830136995655681/theater/
Facebook: https://www.facebook.com/share/1842AwwjN4/
Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=1iY1bbIxlH0&feature=youtu.be

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0