Think Big 2 - Gërshetimi i digjitalizimit dhe inovacionit në Raiffeisen Bank! - Business Magazine Albania

Think Big 2 – Gërshetimi i digjitalizimit dhe inovacionit në Raiffeisen Bank!

Në episodin e dytë të Think Big hymë brenda një ndër bankave më të mëdha në rajon, Raiffeisen Bank. Prej shumë vitesh, e kryesisht vitet e fundit, Raiffeisen Bank ka sjellë shërbime dhe produkte novatore për të lehtësuar marrëdhënien midis klientit dhe bankës.

Në pjesën e parë të këtij episodi, moderatorja jonë takohet me Alda Shehu-n, drejtoreshën e strategjisë dhe inovacionit të Raiffeisen Bank. Ndër të tjera Alda na shpjegon se si Raiffeisen i bëri ballë pandemisë duke krijuar ura të reja lidhëse me konsumatorët. 

-”Sfida jonë kryesore ishte që të mos ndërprisnim në asnjë moment shërbimet tona nëpër degë. Kolegët tanë ishin më të ekspozuarit dhe prioriteti për ne ishte të krijonim një ambient sa më të sigurtë, për kolegët tanë në degë por mbi të gjitha për klientët. Pandemia gjithashtu, na solli një mënyrë komplet të re të të punuarit, të punuarit nga shtëpia dhe pandemia e sfidoi këtë lloj frike deri më sot ku ne vazhdojmë të punojmë nga shtëpia.”,- shprehet ajo.

Ndiqni episodin në Youtube!

Në vazhdim të bisedës, Alda na njohu dhe me risinë më të re, SmartPay, një smartwatch e cila përdoret për të bërë pagesa kudo ku ndodheni. Gjithçka që duhet të bëni është të afroni byzylykun në aparatin ku merret pagesa. Por Raiffeisen ka menduar edhe për t’u qëndruar sa më pranë klientëve duke u përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre në kohë reale, me krijimin e një chatbot-i në formë gruaje me emrin RONA.

Divizioni i brendshëm teknologjik ishte destinacioni tjetër i yni, aty ku realizuam një bisedë të këndshme me Elvis Xhaxho-n, kryespecialist i Bankingut Digjital. Elvisi na tregoi për Digital Tribe, i cili ndihmon në implementimin e produkteve dhe shërbimeve digjitale që Raiffeisen Bank sjell në treg si dhe të gjitha produktet digjitale që janë sjellë ndër vite.

Ndërsa vizitojme ambientet e Raiffeisen, Nerta Haruni, kryespecialiste e Core Banking Services na tregon më në detaje për funksionim e produkteve të Raiffeisen. 

Drejt fundit nuk mund të lihej pa vizituar zona digjitale e Raiffeisen, ku kryhen të gjitha funksionet e bankës në mënyrë digjitale pa patur nevojë për ndihmën e një punonjësi të bankës. 

Për të parë më tepër nga vizita jonë në Raiffeisen Bank, ndiqni episodin e dytë të Think Big, në llogarinë e Youtube të Business Magazine.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0