Theresa May bëri të ditur këtë të premte se jep dorëheqjen. Kryeministrja britanike do të largohet nga posti i saj si lidere e konservatorëve më datë 7 Qershor, duke i hapur kështu rrugën një kryeministri të ri.
Në një deklaratë emocionale të bërë, May tha se kishte bërë më të mirën për të respektuar rezultatet e referendumit të 2016-s. Ajo tha se largohet nga pozicioni i kryeministres me keqardhje të madhe që nuk mundi ta çonte deri në fund procesin e Brexit.
Megjithatë, May u shpreh se një kryeministër i ri, ishte në interesat më të mirë të vendit.
Lexo: Brexit pa marrëveshje, kompanitë paralajmërojnë rritje çmimi
Ajo do të vijojë të shërbejë si Kryeministre ndërkohë që konservatorët zhvillojnë garën për zgjedhjen e liderit të ri, që pritet të nisë javën e ardhshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto