Thëniet më të shquara rreth suksesit ndër dekada! - Business Magazine Albania

Thëniet më të shquara rreth suksesit ndër dekada!

Thëniet më të shquara rreth suksesit ndër dekada!

Thëniet motivuese janë ato që bëjnë një ndryshim të befasishëm, duke të të ngritur shpirtin kur je keq dhe duke të të inkurajuar për në lartësi më të mëdha kur ndeshesh me një problem të madh.

Ja përse si rezultat vjen suksesi. Të bëhesh i suksesshëm, sidoqoftë që ti zgjedh të përkufizosh “suksesin”, fillon me besimin te: vetja, idetë tua, dhe të njerëzit rreth teje. Ja disa citime motivuese të jashtëzakonshme për të tё dhënë dorë kur më shumë ke nevojë:

Lexo edhe:Këshilla më e vlefshme që jep Charlie Munger për lidershipin

1. “Pikat nuk mund t’i lidhësh duke parë përpara; e vetmja mënyrë është duke hedhur sytë pas. Në këtë mënyrë beson se në njëfarë mënyre, ato do të bashkohen në të ardhmen. Patjetër duhet të kesh besim në diçka—besimin, fatin, jetën, karmën tënde, çfarëdo qoftë. Kjo përqasje nuk më ka lënë kurrë në baltë, ajo më solli çdo ndryshim në jetë.”—Steve Jobs

2. “Suksesi zakonisht u vjen atyre që janë shumë të zënë për ta kërkuar atë.”—Henry David Thoreau.

“Nëse nuk je i gatshëm të riskosh të tashmen, do të të duhet të mësohesh me të zakonshmen.”—Jim Rohn.

4. “Angazhohu me një ide. Bëje atë ide qendrën e jetës tënde—mendo për të, ëndërro për të, jeto me të. Lëre trurin, muskujt, nervat, çdo pjesë të trurit tënd, të jetë plot me atë ide, dhe çdo ide tjetër braktise. Kjo është rruga drejt suksesit.”—Swami Vivekananda.

5. “Nëse je i gatshëm të bësh më shumë se për sa paguhesh, do të vijë një ditë kur do të paguhesh më shumë se për çfarë do të bësh.”—Anonime

6. “Suksesi është të shkosh nga një dështim në një dështim tjetër pa humbje tё entuziazmit.”—Winston Churchill

7. “Kurdoherë që shikon një person të suksesshëm, shikon vetëm lavdinë publike, asnjëherë sakrificat private për të arritur atë.”—Vaibhav Shah

8. “Më mirë se sa të bëhesh njeri i suksesit, përpiqu të bëhesh njeri i vlerës.”—Albert Einstein

9. “Mendjet e mëdha diskutojnë për idetë; mendjet mesatare diskutojnë për ngjarjet; ato të voglat diskutojnë për njerëzit.”—Eleanor Roosvelt

10. “Distanca ndërmjet çmendurisë dhe gjeniut matet vetëm nga suksesi.”—Bruce Feirstein

Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0