Themeluar në vitin 1921, “AMERICAN-ALBANIAN TRADING COMPANY” kishte si synim të shfrytëzonte pasuritë natyrore të Shqipërisë - Business Magazine Albania

Themeluar në vitin 1921, “AMERICAN-ALBANIAN TRADING COMPANY” kishte si synim të shfrytëzonte pasuritë natyrore të Shqipërisë

Revista ekonomike dhe financiare “France-Orient” ka botuar, me 1 korrik 1921,në faqen n°12, një shkrim në lidhje me krijimin asokohe të një kompanie amerikano-shqiptare në Boston, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

LEXO: Mirë se vini në Alaskë, ku shqiptarët kanë gjetur Amerikën

 

“Shpallet në Boston, SHBA, themelimi i një kompanie me kapital prej 50,000 dollarësh, e përbërë tërësisht nga shqiptarë. Kompania e re e quajtur “Shoqëria Tregtare Amerikano-Shqiptare” synon të shfrytëzojë pasuritë natyrore të Shqipërisë, të zhvillojë atje biznesin e importit, eksportit dhe të transporteve detare. Anastas Sandele (Pandeli), kryetari i Shoqërisë Pan-Shqiptare Vatra, e cila ka selinë e saj në Shtetet e Bashkuara dhe z. Georges Fred Williams, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara, në Athinë, marrin funksionet e Presidentëve.”

darsiani.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0