The3fts - Startupi që po sjell një mënyrë të re se si shqiptarët blejnë dhe shesin rroba! - Business Magazine Albania

The3fts – Startupi që po sjell një mënyrë të re se si shqiptarët blejnë dhe shesin rroba!

Në një kohë kur bota po kthehet drejt konsumit të përgjegjshëm, një platformë shqiptare po i jep zë një ideje të thjeshtë, por me ndikim të madh: të shesim dhe të blejmë ndryshe. The3fts.com nuk është vetëm një faqe ku njerëzit shesin rrobat që nuk përdorin më  është një komunitet që po rritet çdo ditë dhe një hap drejt një ekonomie më të zgjuar. Ne si Businessmag zhvilluam një intervistë me themeluesen Viola Allka për të mësuar më shumë rreth këtij startupi që premton ndryshimin në fushën që operojnë.

Si lindi The3fts?

Unë vij nga bota e financës  kam mbi 18 vite eksperiencë në menaxhimin e financave dhe zhvillimin e strategjive për rritjen e bizneseve. Por përtej kësaj, gjithmonë kam pasur një pasion për modën dhe për idenë e konsumit të përgjegjshëm. Në një moment, teksa përdorja platforma ndërkombëtare për të shitur apo blerë rroba të përdorura, më lindi një pyetje: “Pse nuk kemi diçka të tillë në Shqipëri?” Kisha menaxhuar edhe një outlet në Tiranë si punë dytësore dhe e dija sa shumë veshje mbeteshin pa përdorur. Kështu lindi The3fts.com – një hapësirë online ku njerëzit mund të rishesin thjesht, sigurt dhe me stil. Jo thjesht një biznes, por një lëvizje për të ndryshuar mënyrën si konsumojmë.

Cilat kanë qenë disa nga sfidat kryesore dhe si i keni kapërcyer?

 Sfida më e madhe? Të ndryshosh mënyrën si mendojnë njerëzit. Në fillim kishte shumë skepticizëm për blerjen e produkteve të përdorura. Por me komunikim të sinqertë dhe shembuj realë nga komuniteti ynë, njerëzit po e kuptojnë që rishitja nuk është kompromis, por zgjedhje e zgjuar. Gjithashtu, konkurrojmë me tregun informal – grupe në rrjete sociale pa siguri, pa garanci. Ne ofrojmë një platformë ku gjithçka është e rregulluar: pagesat, dërgesat, dhe mbështetja për përdoruesit. Dhe falë kërkesës nga përdoruesit tanë, kemi shtuar edhe opsione si verifikimi i produkteve të luksit dhe tërheqja e fitimeve direkt në bankë. Rritemi çdo ditë falë komunitetit që po ndërtojmë bashkë.

Lexo edhePërfundon me sukses “Lab of Tomorrow 23”

Si ka qenë reagimi i njerëzve?
Më shumë se ç’mund të kisha imagjinuar! Njerëzit jo vetëm që po e përdorin platformën, por e ndajnë me miqtë, na shkruajnë për sugjerime, dhe na ndihmojnë të bëhemi më të mirë. Në panairet ku kemi marrë pjesë, kemi pasur momente të bukura kur dikush na thoshte: “E kam dëgjuar për ju – shumë ide e bukur!” Këto janë momentet që na mbajnë gjallë.

Cilat janë planet për 3-5 vitet e ardhshme?

E shoh The3fts si destinacionin kryesor për ata që kërkojnë produkte me cilësi, por pa çmimet e larta. Duam të jemi zgjedhja e parë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Plani është të zgjerojmë platformën, të shtojmë funksionalitete të reja – si ankandet, më shumë filtra inteligjentë për kërkim, dhe integrim më të thelluar me shërbimet e dërgesave. Gjithmonë duke ruajtur thjeshtësinë dhe ndjesinë e komunitetit që kemi krijuar.

Keni pasur ndonjë bashkëpunim të rëndësishëm deri tani?

Po, bashkëpunimet janë thelbësore për rritjen tonë. Kemi punuar me biznese dhe organizata që ndajnë të njëjtat vlera për qëndrueshmëri dhe logjistikë. Dhe jemi gjithmonë të hapur për partnerë të rinj që duan të jenë pjesë e kësaj lëvizjeje të gjelbër dhe me mendje të hapur.

Së fundmi, jeni shpallur fituese e Growpreneur. Çfarë do të realizoni me këtë mundësi?Pjesëmarrja në Growpreneur do të na ndihmojë të forcojmë daljen tonë në treg, të rafinojmë modelin tonë të biznesit dhe të përgatitemi për investime më të mëdha.
Do të punojmë për të rritur dukshmërinë, për të kuptuar më mirë tregun dhe për të tërhequr bashkëpunime të reja. Gjithashtu, kemi plane konkrete për të zhvilluar funksione të reja teknologjike – si ankandet dhe sistemet më të sigurta të pagesave.

Si dëshironi që The3fts të kujtohet në industrinë ku operoni?

Dua që The3fts të kujtohet si një histori suksesi që lindi nga një ide e thjeshtë. Një platformë që ndryshon mënyrën si shqiptarët mendojnë për konsumin – nga “e re është më mirë”, tek “e zgjuar është më mirë”. Më shumë se gjithçka, dua që The3fts të jetë një frymëzim për ata që duan të ndërtojnë diçka me vlerë – për veten, për komunitetin dhe për planetin.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0