"The Telegraph" jep arsyet përse duhet të vizitoni Tiranën - Business Magazine Albania

“The Telegraph” jep arsyet përse duhet të vizitoni Tiranën


“Tirana, kryeqyteti europian që nuk do të kishit menduar kurrë të vizitonit.” është titulli i një shkrimi në prestigjozen britanike “The Telegraph”, në faqen kushtuar destinacioneve turistike, ku gazeta sugjeron dhjetra vende interesante për të vizituar, mes tyre edhe muzeun e diktaturës “Bunkart 2”.

“Nën komunizëm, Shqipëria ishte një vend i izoluar ku amerikanët, gazetarët dhe burrat me flokë e mjekër të gjatë ishin të ndaluar të hynin. Tani plazhet e saj konsiderohen disa prej më të mirat ne Europë dhe “Bjeshkët e saj të namuna” janë ndër peizazhet më të paprekura të kontinetit”- shkruan Telegraph. Gazeta jep një sërë këshillash për të udhëtuar drejt Tiranës, duke nisur që nga kompanitë e fluturimit e deri tek hotelet, restorantet dhe atraksionet për t’u vizituar.

Telegraph e cilëson Tiranën një qendër kompakte që zbulon një metropol prej më shumë se 750 mijë banorë. “Aty ka një kulturë në rritje të kafeneve, një grup hotelesh me standarde ndërkombëtare dhe një kuzhinë që thyen paragjykimet. 14 marsi është Dita e Verës dhe atmosfera festive pushton Tiranën me koncerte në parqe, performance në rrugë dhe tregje të hapura”- shkruan Telegraph.

Gazeta i sugjeron lexuesve një sërë pikash turistike të kryeqytetit shqiptar, mes të cilave kullën e sahatit në sheshin Skëndërbej, “Muzeun Historik Kombëtar”, “Xhaminë e Et’hem Beut”, “Piramidën” dhe muzeun “Bunkart 2”. “Merrni një taksi dhe vizitoni Bunkart në rrugën ‘Fadil Deliu’ në Tiranë.” përfundon artikulli.

Burimi: gazetaexpress.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0