The Race Meeting vjen në 3 mars në Tiranë! Ja çfarë pritet. - Business Magazine Albania

The Race Meeting vjen në 3 mars në Tiranë! Ja çfarë pritet.

the-race-meeting

The Race Meeting është një event i cili synon të bëjë bashkë skuadrat e kompanive të ndryshme me qëllim argëtimin, socializimin në një eksperiencë krejt ndryshe si ajo e karting-ut. Në këtë intervistë stafi i Duku na tregon më shumë për aktivitetin e këtij shkurti.

Nga erdhi frymëzimi për të realizuar një event të këtij lloji dhe këtyre përmasave?

Nisur nga zhvillimet e viteve të fundit, mendojmë se mund t’a konsiderojmë veten si një vend që ofron shërbime bashkëkohore dhe të një standardi të përmirësuar, krahasuar me periudhat e kaluara. Duke marrë shkas nga zhvillimi i vazhdueshëm në shumë sfera dhe nga investimet e reja që po sjellin risi dhe cilësi, nisi konceptimi i një eventi pak më jashtë natyrës së eventeve tradicionale B2B. Kësaj rradhe, donim që bizneset të mblidheshin të motivuar për një garë sportive ku mbizotëron një realitet me qasje kreative dhe angazhimi në një aktivitet motivues, që krijon frymën e ekipit, duke ndikuar në rritje të produktivitetit dhe forcimin e raportit punonjës-kompani.

A ka patur interes nga kompanitë? Si e kanë pritur idenë?

Në prezantimet e kryera deri tani, kompanitë e kanë pëlqyer formatin e propozuar. Duket me të vërtetë diçka interesante dhe e veçantë. Deri më tani, ka disa konfirmime për pjesëmarrje si edhe shumë interes për informacion më të detajuar rreth eventit. Fillimi i mbarë, gjysma e punës… Jemi shumë optimistë!

Si do të ndikonte një eksperiencë e tillë në stafin e kompanive?

Besojmë se stafi i angazhuar në këtë kompeticion të veçantë do përjetojë një aktivitet shumë-funksional ku përfshihen eksperienca individuale, puna në skuadër dhe një risi me potencialin për t’u rritur në përmasa edhe më të gjera se sa territori i vendit tonë.

Cilat janë pritshmëritë tuaja? Çfarë dëshironi të arrijë ky event?

Ne mendojmë që arritja më e madhe e eventit është transmetimi i një panorame ku bizneset garojnë në mënyrë të shëndetshme me njëri-tjetrit duke përqafuar dhe testuar tendenca të reja interaktiviteti dhe konkurrence.

A planifikoni t’a ktheni në një traditë të përvitshme?

Synimi është që eventi të kthehet në një traditë të përvitshme dhe të zgjerohet eventualisht në territore të reja, duke ftuar edhe kompani të tjera nga fqinjët e rajonit që do t’a shndërronin eventin në një pikëtakim B2B shumë-kulturor.

Regjistrohuni këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0