“The Independent”: Shqipëria një nga sekretet e ruajtura më mirë në Europë - Business Magazine Albania

“The Independent”: Shqipëria një nga sekretet e ruajtura më mirë në Europë

The Independent

Nëse dëshironi një cep të Evropës që të ndihet autentike, me plazh të pazbuluar? Shqipëria e nënvlerësuar ka gjire dhe bukuri për të rivalizuar fqinjët e saj, shkruan Lucie Grace. Ajo sygjeron Rivieren Shqipëtare si nje nga vendet më të pazbuluara të Evropës.

Reportazhi i plotë i The Independent:

Me një peizazh malor me pamje nga ujërat e kristaltë dhe plazhet me guralecë relativisht të përgjumur, “Riviera Shqiptare” është një nga vendet më të pazbuluara të Evropës. Përjetimi i një jave duke lëvizur mes limaneve dhe qosheve të Rivierës, emri i mrekullueshëm për zonën më jugore të bregdetit të Shqipërisë, ishte një kënaqësi e papritur. I ndarë nga pjesa tjetër e vendit nga Malet e Ceraunit, rajoni shtrihet 120 kilometra nga Vlora në Sarandë, duke përfshirë plazhe, kanione, kështjella dhe qytete të vogla karakteristike bregdetare. Rindërtimi i rrugës bregdetare në vitin 2009 e bëri më të lehtë eksplorimin, qoftë me biçikletë, makinë apo autobus, ose në rastin tim, një kombinim i të trejave.

Nëse do të përshkruaja bukurinë e këtyre plazheve kolektivisht: ato janë paqësore, me ujëra të kthjellët dhe vezullues. Ato janë shumë më pak të frekuentuara nga turistët sesa Greqia fqinje, që do të thotë se mund të akomodohesh me çmime shumë më të përballueshme. Dhe ndryshe nga hotelet e rezervuara të Evropës, mikpritësit janë vërtet të kënaqur që ju do të qëndroni aty.

Duke supozuar se po fluturoni për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, gjatë çdo udhëtimi, qoftë në Alpet shqiptare në veri, qytetet e epokës osmane në lindje apo plazhet e klasit botëror në jug, nevojitet ose një makinë me qira ose një autobus lokal. Duke mos qenë shofere, të merresha me autobusët ishte detyra ime e parë.

Stafi në hotelin tim në Tiranë më informoi përmes website-it rreth orarit të autobusëve lokalë, ku mësova se të gjitha udhëtimet paguheshin në vend, ndaj nuk mund të bëja një rezervim paraprak. Nëse doni të zbrisni në një fshat të caktuar përgjatë rrugës me autobus, mund ta njoftoni shoferin përpara se të niseni dhe ai do të ndalojë, edhe nëse nuk është një ndalesë zyrtare. Pasi kuptova rregullat e mirësjelljes, hipa në një autobus në terminalin e autobusëve veri-jug të Tiranës dhe u nisa për në qytetin bregdetar të Vlorës. Kjo ishte porta e Rivierës, në të cilën do të ndaloja përpara se të nisesha drejt rrugës bregdetare dhe skajit tjetër të saj, Sarandës.

Lexo më tepër: Mrizi i Zanave, një histori frymëzuese që rikthen vlerat e ushqimeve lokale

Duke përdorur hartën e udhëtimit, u nisa në Vuno, një fshat i bukur me kalldrëm. Atje gjendej një lokal, “Bar Lula” dhe një restorant, “Markos”, i vendosur pranë një pike karburanti. Restoranti ofronte pjata tradicionale si, qofte dhe peshk të pjekur në zgarë me perime që kushtonin rreth 4 £. Në Mykonos nuk ishte kështu. Cilësia e ushqimit këtu ishte një nga surprizat e mia. Restoranti shërbente sallata të bollshme dhe shumë peshk, së bashku me byrek me djath (pjata ime e preferuar ballkanike).

Vitin e kaluar, ndërsa shumica e vendeve evropiane ishin të vështira për t’u aksesuar, Shqipëria ishte plotësisht e hapur për të gjithë. Shqipëria u vizitua nga turistë nga e gjithë bota, si dhe nga vendet e Ballkanit.

Së bashku me motoçikletën time “Viaggio”, u nisa për të vizituar plazhet dhe qytetet e Rivierës, duke eksploruar rrugët dredha-dredha malore, që ofronin një pamje madhështore në çdo hap. Plazhet e gjata dhe familjare të Borshit dhe Qeparosë ndaheshin nga fshatrat e tjera nga pemët aromatike me ullinj dhe selvi. Zbulova se Himara, qyteti më i afërt në jug të Vunoit, ishte i populluar nga një turmë e re turistësh. Ata shëtisnin në bulevardin pranë detit me një sërë baresh, restorantesh dhe operatorësh të mëdhenj të udhëtimeve me varkë.

Unë mora me qira një varkë të vogël për të vizituar fqinjin e fshehur të Himarës, Plazhin e Filikurit, një zonë e izoluar me guralecë, me ujërat më të bukur turkeze përgjatë Rivierës. Pas një udhëtimi të shkurtër përtej Himarës arrita në “Porto Palermo”. Zona është një thesar i limaneve të vegjël, ku mund të çlodheni, të gjitha gjysmë të dukshme nga rruga.

Megjithatë, pjesët e mia të preferuara të bregdetit ishin gjiret e paprekura, në skajin verior të plazhit të Dhërmiut. Valët mahnitëse të kaltra të detit ushqeheshin nga një burim i ujit të ftohtë, që rridhte nga malet poshtë shtratit të detit dhe e bënte ujin jashtëzakonisht të ftohtë.
The Independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0