“The Economist”: Këngëtarët shqiptarë po pushtojnë botën - Business Magazine Albania

“The Economist”: Këngëtarët shqiptarë po pushtojnë botën

Këngëtarët shqiptarë po pushtojnë botën shkruan në një artikull të saj revista britanike “The Economist“. Ata në artikullin e tyre kanë bërë një shkrim mbi famën që gëzojnë kohët e fundit në botë e muzikës yjet me prejardhje etnike shqiptare.

Shqiptarët etnikë më të njohur shqiptare, deri më tani kanë qenë Nënë Tereza dhe diktatori komunist Enver Hoxha, por së fundmi kësaj liste së shenjtorit dhe mëkatarit i shtohen edhe këngëtarët. Ata janë kudo. Dua Lipa ka 55 milion dëgjues mujorë në Spotify, Bebe Rexha ka 24 milion. Rita Ora ka pasur pesë hite në vend të parë në Britani dhe ka qenë në jurinë e ‘X Factor’. Era Istrefi këndoi në finalen e Botërorit 2018. Njomza Vitia, një këngëtare dhe kantautore dhe Labinot Gashi, një reper, kanë audiencë globale. Singëlli seksi i Ava Max, “I ëmbël, por psikopat” konsiderohet botërisht më argëtuese sesa analiza e Hoxhës: “Shqipëria sfidon revizionizmin e Hrushovit”,

LEXO: Forbes zgjedh liderët e rinj dhe sipërmarrësit vizionarë të Europës. Mes tyre dhe Rita Ora

Të gjithë këta yje përveç Era Istrefit janë rritur jashtë Shqipërisë, por ata gjithmonë krenohen me përkatësinë kombëtare. Shpesh ata e shprehin këtë duke interpretuar në shtëpi, të mbështjellë më flamuj kosovarë ose shqiptarë, pasi shumica prej tyre janë më origjinë kosovare, Max i ka rrënjët në Shqipëri, ndërsa Lipa, Max, Rexha dhe Vitia kanë lindur në Londër, kurse Bebe Rexha, vjen nga Maqedonia e Veriut. Gjithashtu, gjatë vizitave në Shqipëri ato shpesh kanë shprehur krenarin që ndjejnë që janë nga Shqipëria. Në histori, thotë Dukagjin Lipa, shqiptarët janë dërrmuar, por suksesi i kësaj gjenerate muzikantësh tregon se “po të na jepet mundësia, ne shkëlqejmë”.  Besa Luci, kryeredaktorë e revistës Kosovo 2.0 , thotë se ata qartë ndiejnë nevojë për të përfaqësuar kombin dhe në këmbim të tyre fitojnë dashurinë e fansave. “Zemra ime rrjedh gjak shqiptar,” ka thënë Bebe Rexha gjatë një vizite në Shqipëri.

Në korrik, Dua Lipa ndezi një debat pasi postoi një hartë që lidhet me nacionalistët ekstremë shqiptarë, ku shfaqet Shqipëria e Madhe. Prindërit e tyre u rritën jashtë vendit, pasi u larguan nga Ballkani në fillimet e trazirave të viteve ’90. Por nuk ishte gjithmonë një histori e të varfërve që bëhen të pasur. Familjet Ora dhe Lipa ishin pjesë e elitës në Kosovë. Të dy vajzat ndoqën një shkollë të njohur të arteve në Londër. Yjet e muzikës pop, së bashku me një grup futbollistësh shqiptarë në skuadrat kryesore të Europës, luajnë një rol tepër të rëndësishëm për të ndihmuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve, thotë Petrit Selimi, një ish-ministër i jashtëm i Kosovës. Në vitin 2016, me një stil të pazakontë serioz, Rita Ora performoi në Romë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës.

The Economist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0