Forbes zgjedh liderët e rinj të Europës, mes tyre dhe Rita Ora

Forbes zgjedh liderët e rinj dhe sipërmarrësit vizionarë të Europës. Mes tyre dhe Rita Ora


“Unë besoj në gjërat që dua të arrijë, dhe asnjëherë nuk dorëzohem”, thotë këngëtarja e suksesshme Rita Ora, e cila filloi të performonte në klubin e babait të saj pasi familja emigroi nga Kosova. Vetëm 15 vjeç ajo priste jashë studiove të Universal Music në Londër, duke u dorëzuar këngën e saj njerëzve që dilnin nga ajo ndërtesë.

Arritjet e saj e bënë pjesë të kësaj liste si një nga 300 liderët e rinj në dhjetë kategori, përfshirë argëtimin, financat dhe teknologjinë. Ky rol përmban një numër rekord prej 34 shtetesh europiane, me sipërmarrës të ardhur nga vendet në zhvillim si Bjellorusia dhe Kosova e Orës.

Ora ka pësorsur artin e këmbënguljes.

Ora ka qenë e zënë që nga albumi i saj i parë, duke projektuar mbi një duzinë koleksionesh për Adidas, duke debutuar një linjë të re të buzëkuqëve me Rimmel London dhe duke bashkëpunuar me Absolut Vodka në një projekt që do t’i lejojë asaj të bashkëpunojë me fansat për një këngë të re.

“Unë doja t’i bëja të gjitha. Unë ndjej se jemi në një epokë ku argëtimi mund të jetë kaq i ndryshëm,” thotë ajo. “Unë mendoj se jam pjesë e një race të re.”

Këta janë disa nga 30 yjet më të suksesshëm të Europës për vitin 2018.

Art dhe Kulturë: Negin Mirsalehi, 29, Hollandë

Themeluese e Gisou

Dy vjet më parë Mirsalehi refuzoi një pagë prej 800,000 $ për një markë të kujdesit të flokëve. Ajo kishte plane më të mëdha: lançimin e linjës së saj për kujdesin e flokëve ‘Gisou’ me produkte të frymëzuara nga historia e familjes së saj si bletarë të gjeneratës së gjashtë. Vitin e kaluar, Gisou bëri gati 3 milionë dollarë shitje, ndërsa ajo vazhdoi të fitonte 20,000 dollarë për postin e sponsorizuar në Instagram në sajë të 4,5 milionë ndjekësve të saj.

Industri: Erik Gatenholm, 28, Suedi

Bashkëthemelues i Cellink

Cellink prodhon bojë dhe printera për shtypjen 3D të organeve njerëzore të përdorura për kërkime mjekësore. Kompania me vlerë 140 milionë dollarë, ofron produkte për të gjithë në mbi 40 vende të botës.

Financë: Victoria van Lennep, 28, Belgjikë

Bashkëthemelues i Lendable

Ish-shokët e klasës, Van Lennep dhe Martin Kissinger, ndihmuan në bashkëfinancimin e Lendable, një huadhënës online që automatizon vendimet e kredisë dhe dërgon fonde brenda një ore. Kompania ka dhënë nga 160 milionë dollarë kredi në mbi tre vjet për mbi 30,000 individë.

Ligj dhe Politikë: Vyacheslav Polonski, 28, Gjermani

Themelues i Avantgarde Analytics

Lindur në Ukrainë dhe rritur në Gjermani, Polonski e ngriti kompaninë analitike të politikës nga një projekt kërkimi shkencor që përdorte mediat sociale për të parashikuar votimin e Brexit një muaj para se ai të ndodhte.

Media dhe Marketing: Jamie Bolding, 27, Mbretëri e Bashkuar

Themelues i Jungle Creations

Kompania e marketingut të mediave sociale Jungle Creations shfrytëzon 50 milionë ndjekësit e saj dhe synon viralitet me reklama për klientë si Disney dhe Apple, gjë që çuan në 13.5 milionë dollarë të ardhura për vitin e kaluar. Duke llogaritur mbi 5 miliardë shikime në video çdo muaj, kjo shifër pritet të trefishohet në 36.5 milionë dollarë për 2018.

Teknologji: Oliver Dlouhý, 29, Republika Çeke

Themelues i Kiwi.com

Vetëm me arsim të mesëm, Dlouhý ndërtoi një platformë prenotimi fluturimesh që ofron çmimet më të ulëta. Kiwi.com me të vërtetë nisi në 2017, duke arkëtuar 700 milionë dollarë të ardhura, dyfish më shumë se dy vjet më parë.

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0