“The bold type” dhe fenomeni i bullizmit online - Business Magazine Albania

“The bold type” dhe fenomeni i bullizmit online

Nga Nada Dosti, kontributore

Në pamje të parë do t’ju duket si një nga ato telenovelat e sheqerosura si ‘Ugly Betty’ apo ‘Gilmore Girls’. Por, në fakt është një serial që adreson çështje të rëndësishme dhe trajton tema delikate.

Bëhet fjalë për jetën e tre mikeshave të ngushta që janë dhe kolege pune në një revistë feministe. Të treja kanë një personalitet dhe identitet të veçantë dhe përpiqen përditë që të korrin sukses dhe të dëgjohen në një vend pune, ku bordi drejtues janë shumica meshkuj.

Gjatë filmit trajtohen tema të ndryshme në lidhje me gratë në media, por në këtë shkrim dua të përqendrohem më së shumti tek bullizmi online, veçanërisht abuzimi ndaj grave prej meshkujve anonim.

Dy nga tre mikeshat (që ndoshta mund të jetë një metaforë për të ilustruar statistikat mbi sulmet online) sulmohen në internet nga disa njerëz anonim, duke nisur madje fushata abuzimi, të cilat marrin dhenë në një hark kohor shumë të vogël.

Mirëpo Kat, e cila është dhe drejtoresha e departamentit të rrjeteve sociale, duket që është më shumë e ekspozuar dhe pëson disa sulme në raste të ndryshme. Rasti më ekstrem ndodh atëherë kur ajo zbulon se një kompani Realiteti Virtual (VR) ka nxjerrë në treg një produkt, “seksist” i cili shkel me të dyja këmbët parimet e barazisë gjinore. Në momentin që ajo bën një postim për të denoncuar këtë kompani, vërshojnë sharje pa fund, një fushatë tërë gjuhë urrejtjeje, duke nisur nga ofendime dhe fyerje ordinere deri në kërcënime për përdhunim. Abuzuesit fillojnë të “gërrmojnë” në të kaluarën e Kat duke gjetur disa foto të saj kompromentuese, madje dhe duke publikuar adresën e saj të shtëpisë, duke e ekspozuar atë ndaj rrezikut për jetë. Nuk është situatë e ekzagjeruar, por është një realitet që ndodh rëndom. Me teknologjinë që ndryshon me shpejtësi, fushatat denigruese dhe ngacmuesit në internet janë në gjendje të veprojnë rëndshëm. Dhe për njerëzit që nuk kanë avokatë apo këshilltarë ligjorë, ajo që i ndodhi Katit është një lloj makthi që mund të na mbajë zgjuar gjithë natën të gjithave ne.

Lexo: Eventet e Apple janë më të mira se ato të konkurrentëve sepse ndjekin këto 3 rregulla të thjeshta

Personalisht, kam gati 12 vjet që shkruaj dhe jam pjesë e medias. E gjitha nisi me një eksperiencë pune në një gazetë lokale dhe vazhdoi me shkrime në revista dhe portale të ndryshme. Opinionet e mia, qoftë postime në Facebook apo artikuj të publikuar, por edhe disa intervista televizive, janë shoqëruar shpeshherë me komente fyese deri në kërcënime publike dhe private. Është kthyer në refleks tashmë, që pas çdo publikimi, apo opinioni që e di se ka për të nxitur debat, të hap laptopin dhe profilet e mia në rrjetet sociale me drojën se do të gjej ndonjë koment fyes apo mesazh kërcënues, që do të ma prishin ditën. Kjo ndodh sa herë që ekspozohemi publikisht. U ndodh shumë grave e vajzave të tjera me të cilat ndajmë të njëjtin profesion.

Ndërgjegjësimi mbi pasojat e abuzimit online

Ngacmimi në internet mund të ketë një ndikim të madh në jetën profesionale të viktimës, si duke dëmtuar performancën e punës, ashtu dhe duke dëmtuar reputacionin e saj. Kat është me fat që ka një shefe mbështetëse dhe mirëkuptuese, por në përgjithësi ndodh që në vend që të gjurmohet për një zgjidhje të problemit, drejtuesit thjesht e heqin qafe këtë problem duke përjashtuar bashkëpunëtorët e tyre. Pra, i gjithë abuzimi shoqërohet me një kosto të thellë emocionale.

Nga ana tjetër, duhet kuptuar natyra e abuzimit, i cili ka më shumë gjasa t’u ndodhë grave. Veçanërisht gratë me ngjyrë janë më të rrezikuara nga ngacmimet dhe e vuajnë abuzimin për shkaqe të dyfishta: të gjinisë dhe racës së tyre. Pra gratë e komuniteteve të margjinalizuara dhe e njoh mirë këtë lloj skenari, janë më të prirura për të pësuar abuzime dhe për të mos gjetur mbështetje dhe solidarizim.

Si mund të mbrohemi?

Fatkeqësisht shumë pak mund të bëhet për të mbrojtur veten në rast abuzimi online. Zakonisht këto lloj abuzimesh në të shumtën e rasteve neglizhohen ose injorohen totalisht nga autoritetet, siç edhe na shpjegon Amanda Hess e cila denoncoi disa kërcënime për përdhunim dhe për vdekje ndërsa si kundërpërgjigje polici e pyeti “çfarë është Twitter?”.

Personalisht kam provuar të denoncoj një kërcënim të ngjashëm tek autoritet vendase ndërsa policia e mori si një shaka, duke më ngushëlluar se asgjë nuk do të ndodhte dhe si përfundim nuk arrita të marrë as edhe një urdhër mbrojtjeje që e ndalon personin të më afrohet në distancën prej 200 metrash. Me sa duket ekzistojnë disa klauzola ligjore të cilat kushtëzojnë rastin në “duhet që në të kaluarën të ketë ndodhur ndonjë incident i ngjashëm dhe duhet që kërcënuesi të ketë përdorur terma specifik si psh. “Do të vras në X mënyrë, në Y vend dhe në X kohë”. Ndoshta ndonjë konsulencë ligjore do të ishte një ndihmë por është një procedurë që kërkon kohë, mund dhe investim monetar.

Dhe si mund ta luftojmë atë?

Së pari, do doja të ndalesha tek çfarë nuk duhet të bëjmë në të tilla raste. Nëse jemi duke përjetuar abuzim ose jemi dëshmitarë të ndonjë abuzimi nuk duhet t’i themi vetes apo viktimës në fjalë “Hajde se je e fortë ti!” Ti thuash një viktime abuzimi se është e fortë do të thotë se është në gjendje ta përballojë abuzimin dhe mund të vazhdojë ta bëjë, duke neglizhuar kështu pasojat psikologjike që mund të lërë ky abuzim tek viktima.

Sipas Bailey Poland, autori i librit “Haters: Harassment, Abuse and Violence Online” qëllimi i ngacmimit është që viktimat të ndjehen të pavlerë. Gratë që i nënshtrohen ngacmimeve në internet shpesh përjetojnë ankth, depresion, turp, frikë, sjellje vetë-dëmtuese, çrregullime të të ngrënit dhe mendime vetëvrasëse. Nëse keni përjetuar ndonjë formë të dhunës seksuale ose fizike, ngacmimi në internet ka pak a shumë të njëjtat pasoja, pra: mund të shkaktojë sulme paniku dhe simptoma të tjera të çrregullimit të stresit post-traumatik. Lavdërimi i forcës së një viktime thellon vetëm turpin e tyre ndërsa ata në fakt janë të frikësuar dhe të shqetësuar. Më tej i shtohet ndjenja e turpit ndaj vetes se nuk janë aq “të forta” sa të injorojnë apo të marrin me sportivitet mesazhet e ndyra drejtuar atyre. Kur bëhet fjalë për abuzimin digjiital, “forca” s’ka aspak të bëjë në këtë rast. Një këshillë më e mirë për t’u dhënë grave ndoshta mund të jetëë se “ngacmimi në internet nuk është faji i tyre, nuk është e drejtë dhe duhet të ndalet.”

Lexo: Raporti i fundit i Bankës Botërore: Pas recesionit historik, Ballkani Perëndimor pritet të përjetojë rritje të moderuar ekonomike

Nga ana tjetër t’u thuash viktimave që të mos merren me abuzimet në fjalë dhe t’i injorojnë totalisht, nuk është këshilla e duhur. Në një skenë, shefja e Kat i afrohet dhe për ta ngushëlluar i thotë: “Këta janë njerëz patetikë, të papunë, të frustruar dhe nëse merremi me ta, po u japim atyre pikërisht atë që duan.” Megjithatë, Kat përgjigjet, “Jam e vetëdijshme për këtë, por nuk mund të rri duarkryq”. Dhe kështu ajo u kundërpërgjigj me një hashtag pozitiv, duke nisur një fushatë rrëfimi historish abuzimi për të solidarizuar të gjitha viktimat me njëra tjetrën.

Ndërsa është e vërtetë që kundërpërgjigjja ndaj ngacmimeve mund të inkurajojë ata që të shtojnë më shumë ngacmimet, nga ana tjetër, gjithashtu mund ta bëjë viktimën të ndihet më pak e pafuqishme.  Duke marrë parasysh qëllimin përfundimtar të ngacmimit që është të heshtë personin që e pranon dhunën, duket sikur mosangazhimi ia arrin qëllimit të abuzuesit.

Andaj, nëse nuk kemi këshilla praktike, konkrete, mirë është mos t’i tregojmë një viktime çfarë të bëjë, ose çfarë të mos bëjë.

Gjithsesi, disa njerëz e kanë kthyer angazhimin me abuzimet në një formë arti. Shkrimtarja feministe Lindy West përshembull, është një mjeshtre e cila e ka kthyer në një superfuqi të sajën. Shembulli që ajo dha frymëzoi kaq shumë gra që të kenë më pak frikë dhe të dinë se ato mund të mbijetojnë dhe t’ia dalin në një botë toksike si ajo e internetit.

Të merremi, apo të mos merremi kjo është çështja?

Këshillat që u dhanë më sipër në përgjithësi janë të realizueshme ose jo në bazë të rrethanave, në varësi se sa është e rëndë situata. Më shumti kanë të bëjnë se çfarë nuk duhet t’i tregojmë një viktime se çfarë duhet apo nuk duhet të bëjë, por ta lëmë të vendosë vetë se çfarë është më e mirë për të.

Lexo: 3 mësime sipërmarrjeje nga Bruce Lee

Megjithatë, nëse bëhet fjalë për komente, sharje dhe ofendime të cilat nuk kanë arritur gradën e një kërcënimi dhe abuzimi psikologjik të mirëfilltë, mendoj se është më mirë të mos merremi. Mendim ky jo vetëm i ushqyer nga vetë eksperienca ime personale, por e përforcuar nga një prej librave të mi të preferuar: “The Asshole Survival Guide: How to Deal with People who Treat You Like Dirt” nga Robert I. Sutton. Në këtë libër një kapitull i tërë i është dedikuar fenomenit të ngacmimeve në internet, të titulluar “Injoroje, largoje nga miqësia dhe bllokoje”. Në këtë kapitull tregohet se si historiania në Universitetin e Cambridge, Mary Beard, këshillon injorimin e komenteve “Nëse ju nuk do të kishit miq të tillë në jeten reale, as do t’i dëgjonit opinionet e tyre, atëherë përse i lexoni komentet online?”,- shprehet ajo. Ndërsa ekpertja e cyber bullizmit, Patricia Wallace nga Universiteti Maryland, i këshillon të gjitha viktimave të bullizmit “Injoroje, largoje nga miqësia dhe bllokoje”. Një studim nga Pew Research e konfirmon këtë me faktin se 60 përqind të atyre që kanë vendosur të injorojnë komentet dhe të bllokojnë abuzuesit e tyre, janë shprehur se kjo i ka ndihmuar t’i japin fund abuzimit. I njëjti institut, bazuar në të njëjtin studim këshillon që disa nga taktikat për ta luftuar abuzimin, përveç injorimit janë edhe bllokimi, ndyrshimi i profilit ose fshirja totale, të heqësh dorë nga angazhimi online totalisht, si dhe raportimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0