McCartney, një nga dy anëtarët e gjallë të Beatles, në një intervistë deklaroi se inteligjenca artificiale u përdor për të përfshirë zërin e John Lennon në një këngë.
Megjithëse disa artistë janë kritikë ndaj përdorimit të inteligjencës artificiale në art, të tjerë përmendin aftësitë e teknologjisë për të krijuar atë që në mënyrë të zakonshme nuk do të ishte e mundur.
Gjatë një interviste me BBC të publikuar të martën, Paul McCartney njoftoi se “regjistrimi i fundit i Beatles” do të publikohet brenda këtij viti. Ndërsa McCartney, 80-vjeç, së bashku me Ringo Starr, 82-vjeç, janë dy anëtarët në jetë të Beatles, John Lennon-i, i ndjeri, do të prezantohet në këngën e re – falë inteligjencës artificiale.
McCartney tha se një demo e vjetër e zërit të Lennon-it u “ekstraktua” dhe pastaj u përzgjodh për regjistrimin.
Lexo: Risia teknologjike, në metro dhe supermarkete paguhet vetëm me pëllëmbën e dorës
“Kur erdhëm për të bërë regjistrimin e fundit të Beatles, kishim një demo të Johnit , dhe ne punuam mbi të”, tha McCartney në intervistë. Për sa i përket implikimeve më të gjera në fushën e teknologjisë, McCartney shprehu ndjenja të përziera, duke përfshirë frikën.
“Është disi frikësuese, por edhe emocionuese sepse është e ardhmja,” tha ai. “Thjesht duhet të shohim ku do të na çojë kjo.”
Holly Tessler, një profesore e Beatles në Universitetin e Liverpoolit, tha për New York Times se përdorimi i zërit të ndjerit të John Lennon-it për një këngë të re krijojnë një “zonë gri morali”.
“Nuk kemi absolutisht asnjë mënyrë për të ditur, në aspektin kreativ, se nëse John-i do të ishte gjallë, çfarë do të dëshironte të bënte me këto rregjistrime ose çfarë kontributi do të dëshironte të jepte,” tha ajo.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.