Thatësira më e ashpër në 70 vjet! Italia shpall emergjencën në pesë rajone - Business Magazine Albania

Thatësira më e ashpër në 70 vjet! Italia shpall emergjencën në pesë rajone

Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone pranë lumit Po, të përballura me thatësirën më të ashpër në 70 vjet, e vendosi të ndajë për to disa fonde emergjence. 

Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardy, Piedmont dhe Veneto do të marrin 36.5 milionë euro fonde emergjence për zbutjen e krizës që ka shkaktuar atje mungesa e ujit. Një sërë zonash kanë nisur tashmë kufizimet në furnizim, teksa vendi po përballet me një valë të nxehti jashtëzakonisht të hershme të nxehti dhe mungese të reshjeve.

“Shpallja e gjendjes së emergjencës synon menaxhimin e situatës aktuale përmes marrjes së masave të jashtëzakonshme, të cilat do të vazhdojë nëse gjendja nuk përmirësohet”, thuhet në deklaratën e qeverisë. Një lëvizje e tillë në fakt ofron “mjete dhe kompetenca shtesë” për të ndihmuar në garantimin e publikut e kompensimin e humbjeve, ndërkohë që tenton të sigurojë kushte normale jetese qytetarët.

Lexo edhe: “E pashmangshme”: Njerëzit që jetojnë në bregdet mund të detyrohen të lëvizin për shkak të ndryshimeve klimatike

Sipas sindikatës më të madhe bujqësore të vendit, Coldiretti, thatësira kërcënon më shumë se 30 për qind të prodhimit bujqësor kombëtar dhe gjysmën e fermave në zonat e prekura. PO është lumit më i gjatë i Italisë, e shtrihet për më shumë se 650 km.

Fermerët në Luginën e tij thonë se tani uji i kripur i detit po depërton në lumë, duke shkatërruar të mbjellat. Kryeministri Mario Draghi vizitoi rajonin e Dolomiteve  ku 13 persona ende rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një akullnaje, një fatkeqësi kjo që sipaas tij, është padyshim e lidhur me ngrohjen globale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0