Testi që do t’ju tregojë se sa të mençur jeni - Business Magazine Albania

Testi që do t’ju tregojë se sa të mençur jeni


Mençuri do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Për disa, është të kuptuarit e fizikës kuantike, për të tjerët, shpjegimi i Horcrux tek Harry Potter.

Për Dilip Jeste ajo merr kuptim tek një seri prej gjashtë pyetjesh, të cilat profesori i psikiatrisë beson se është e gjitha që ju duhet për të matur se sa të mençur jeni në të vërtetë.

Lexoni: A ju bën të mësuarit e gjithçkaje të mos jeni i mirë në asgjë?

Jeste dhe kolegët e tij në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, kanë krijuar “The San Diego Wisdom Scale”, e cila identifikon mençurinë që përbëhet nga gjashtë cilësi: praktika, ofrimi i këshillave të mira, vetëdija, pranimi i diversitetit, aftësia për të kontrolluar ndjenjat dhe emocionet, raporton Times.

Pyetsori me 24 pjesë u botua në Journal of Psychiatric Research dhe rrjedh nga të kuptuarit më të fundit neuroscientist se si është formuluar mençuria.

Ata besojnë se pasi të kenë matur me sukses se si dituria del nga truri, ata do të jenë në gjendje ta rrisin atë nëpërmjet një trajnimi konjektiv.

Studimi u krye në 524 njerëz midis moshave 25 dhe 104 vjeçare, të cilët u pyetën se sa shumë pajtoheshin me një seri deklaratash nga “Nuk mund t’i filtroj emocionet negative” në “Unë e kam të vështirë për të mbajtur miqësi“.

Sa më shumë pikë mblidhnin pjesëmarrësit, aq më të mirë ishin në shkallën e mençurisë.

Pra, sa të mençur jeni?

Në një shkallë prej 1 deri në 5, sa dakord jeni me secilën prej tyre më poshtë?

  1. Më pëlqen të jem i ekspozuar ndaj pikëpamjeve të ndryshme.
  2. E kam të vështirë të mbaj miqësi.
  3. Është e rëndësishme që të kuptoj veprimet e mia.
  4. Nuk mund të filtroj emocionet negative.
  5. Unë priren të shtyj marrjen e vendimeve të mëdha sa kohë që të mundem.
  6. Të tjerët më shohin për t’i ndihmuar të bëjnë zgjedhje.

Shtoni rezultatin tuaj për çdo pyetje, pastaj zbrisni numrat që u atribuat pyetjeve 2, 4 dhe 5.

Nëse keni grumbulluar më shumë se 10, urime, ju jeni Elon Musk i ardhshëm; fat të mbarë në misionin tuaj në Mars.

Lexoni: Çfarë na mësojnë librat me personazhe negative në lidhje me gabimet në investime?

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0