Tesla tërheq nga tregu 53 mijë mjete të modeleve S dhe X - Business Magazine Albania

Tesla tërheq nga tregu 53 mijë mjete të modeleve S dhe X


Kompania, e themeluar nga Elon Musk, ka konfirmuar se do të tërheqë 53 mijë mjete të saj që kanë probleme me frenat. Tesla konfirmon se nuk ka patur aksidente apo plagosje nga ky defekt.

Bëhet fjalë për modelet S dhe X për shkak të një problemi të frenimit gjatë parkimit, gjë që çon në mosfunksionimin e tyre.

Dhe pse nga ky problem janë prekur më pak se 5% e mjeteve, Tesla do të jetë e sigurtë që asnjë nga konsumatorët nuk është në rrezik. Bëhet fjalë për mjete që janë prodhuar mes muajit Shkurtit dhe Tetorit të 2016.

Kompania ka tërhequr vullnetarisht në Nëntor, 3 mijë mjete të modelit S për të zgjidhur problemin e lidhjes së rripit të sigurimit. Gjatë 2016 kompania ka prodhuar 83.922 automjete.

Burimi: insajderi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0