Musk mori vendimin se do të shkarkojë më shumë se 3,000 punonjës, apo 9% të forcës punëtore. Në fillim të vitit 2018, Tesla kishte 37,543 punonjës.
Tesla ka arritur një moment të rëndësishëm. Pas këtij vendimi aksionet e Teslas u rritën me 3.2%.
Vendimi për të ulur numrin e punëtorëve është bërë në vazhdën e përpjekjeve të uljes së shpenzimeve dhe arritjes së përfitimit të qëndrueshëm.
Në fillim të qershorit, Tesla bëri të ditur se prodhimi i modelit 3 ka arritur në 3.500 automjete në javë, dhe se kompania dëshiron të rrisë prodhimin duke arritur në 6.000 në javë, për të mbuluar kështu humbjet për çdo automjet të prodhuar.
“Nisur nga fakti se përgjatë 15 viteve të jetës së saj, Tesla asnjëherë nuk ka arritur një fitim, kjo është një gjë e cila është duke na motivuar”, shkroi Musk.
Ja çfarë ka postuar ai së fundmi në llogarinë e tij në Twitter:
Difficult, but necessary Tesla reorg underway. My email to the company has already leaked to media. Here it is unfiltered: pic.twitter.com/4LToWoxScx
— Elon Musk (@elonmusk) June 12, 2018
/Bloomberg
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.