Tesla parakalon Toyotan, vlen 207,2 miliardë dollarë - Business Magazine Albania

Tesla parakalon Toyotan, vlen 207,2 miliardë dollarë

ka ndodhur një parakalim vërtetë historik në industrinë automobilistike. Për herë të parë, një kompani që prodhon makina elektrike kryeson renditjen e atyre me vlerën më të madhe në botë. Bëhet fjalë natyrisht për Tesla, krijesën e Elon Musk. Kompania, sipas të dhënave të agjencisë Bloomberg, falë 35 të fituar sot në bursë, ka kaluar vlerën e tregut të kompanisë japoneze Toyota.

Tesla sot vlen 207,2 miliardë dollarë, ndërkohë që japonezët mbetën në shifrën e 201.9 miliardë. Kur aksionet e kompanisë Tesla u listuan në bursë për herë të parë, në 29 qershor të vitit 2020, ato vlenin 17 dollarë. Sot ato tejkalojnë 1 mijë dollarët, me Musk që ka marrë një ”hakmarrje të ëmbël” ndaj të gjithë skeptikëve të 10 viteve më parë.

Jo vetëm ideja e përdorimit të mjeteve elektrike tashmë është realitet edhe në kompani tradicionale, por tashmë vetë Tesla ka prodhuar një shumëllojshmëri modelesh, ku spikasin edhe disa me kosto më të përballueshëm për publikun e gjerë, që ka shtuar në mënyrë domethënëse shifrat dhe bilancet e kompanisë.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0