Tesla në hapësirë?! Diçka qesharake, por e mrekullueshme në të njëjtën kohë - Business Magazine Albania

Tesla në hapësirë?! Diçka qesharake, por e mrekullueshme në të njëjtën kohë


 

Ditën e martë diçka vërtet e çuditshme do të ndodhë në hapësirë.

SpaceX nga Elon Musk do të bëjë nisjen e raketës së saj të parë, Falcon Heavy. Çfarë po nis bashkë me të në hapësirë? Ndoshta një satelit? Ndoshta ndonjë eksperiment studentor? Jo!

SpaceX po dërgon një Tesla Roadster të kuqe, e cila do të luajë këngën ‘’Space Oddity’’ nga David Bowie, në një orbitë të largët rreth planetit Mars.

Është diçka pa kuptim, diçka idiote, por… edhe diçka e mrekullueshme!

Duke supozuar qe nuk do të shpërthejë gjatë rrugës, kjo makinë do të ‘’lundrojë’’ në sistemin tonë diellor për miliona vite.

Thjesht imagjinoni: Një civilizim alien, shumë më i avancuar nga ai i joni, viziton pjesën tonë të vogël të hapësirës dhe çfarë gjen aty? Një Tesla Roadster e nisur drejt Marsit, nga ideja e një miliarderi eksentrik me një ëndërr të madhe. Në të vërtetë, me shumë ëndrra.

Është vërtetë qesharake por eksplorimi në hapësirë mund të përdorë pak më tepër fantazi.

Historikisht fluturimet hapësinore kanë qënë një çështje shumë e rezervuar. Vetëm kompanitë më të pasura dhe shtetet më të fuqishme kanë qënë në gjendje të dërgojne satelitë në hapësirë sepse kostot për një veprimtari të tillë janë kuptueshëm shumë të larta.

Është e qartë pra se shumica e këtyre, nuk do të dërgonin diçka kaq sipërfaqësore në orbitë. Edhe veprat e artit kuptohen se kanë një lloj kuptimi më të thellë.

Merrni rastin e anijes së Voyager, Golden Record e nisur në vitin 1970. Bashkë me të, u nis një vepër arti e cila të lejonte cdo formë inteligjence jashtëtokësore që do ta ndeshte, të mësonte më tepër mbi rracën njerëzore. Është dicka e bukur,e thellë dhe padyshim prezantimi më i bukur i vetvetes që kemi dërguar atje lart.

Në krahasim, Tesla Roadster është një vegël e pakuptimtë e një korporate, por është e mahnitshme që kemi arritur në një pikë ku hapësira është bërë dicka më emocionuese dhe do të guxoja të thoja, edhe më e gëzueshme.

Njerëzit mund të jenë edhe inteligjentë e të thellë si në veprën e përcjellë në hapësirë nga Golden Record, por mund të jenë edhe qesharakë dhe pak budallenj si në rastin e nisjes së makinës Tesla me anë të Falcon Heavy. A nuk është e kuptueshme që ti kemi të dyja anët e personalitetit tonë , të prezantuara atje lart midis yjeve?

Në hapësirë ka shumë vend. Projekti i artit të Voyager si dhe Tesla e Elon Musk, kanë të dyja vendin e tyre atje në boshllëkun e pafundëm dhe ne nuk mund të ishim më të gëzuar se kaq për këtë fakt.

burimi: mashable.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0