Tesla merr masa: Ul pagat dhe shkurton punonjësit jo-esencialë

Tesla merr masa: Ul pagat dhe shkurton punonjësit jo-esencialë


Tesla njoftoi punonjësit të martën në mëngjes se planifikon të zvogëlojë përkohësisht pagat dhe punëtorët e tjerë joesencialë ndërsa frenon prodhimin e saj të makinave të reja në mes të pandemisë koronavirus.

Lexo: “Ndihma e Luftës” për bizneset e mëdha: Kredi me interes deri 2.85 % e paga jo më të larta se 150 mijë lekë

Në një email të dërguar për punonjësit nga shefja e kompanisë për burimet njerëzore, Valerie Workman, i cili u botua nga CNBC, Tesla u tha punonjësve se disa punë do të preken pasi vazhdon të mbajë në funksion vetëm funksionet kritike.

“Ndërsa ne po vazhdojmë të mbajmë vetëm funksionimet minimale kritike, ne presim të rifillojmë prodhimin normal në objektet tona në SHBA në 4 maj, duke ndaluar çdo ndryshim të rëndësishëm,” thuhet në email. “Deri në atë kohë, është e rëndësishme që të ndërmarrim veprime për të siguruar që të jemi në rrugën e duhur për të arritur planet tona afatgjata.”

Punonjësit jo-esencial që janë lënë përkohësisht pa paga do të ruajnë përfitimet e tyre të kujdesit shëndetësor dhe do të kenë të drejtë për përfitime të papunësisë përmes agjencive shtetërore.

Burimi: Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0