Tesla i beson çipet Samsung-ut me një marrëveshje prej 16.5 miliardë dollarësh! - Business Magazine Albania

Tesla i beson çipet Samsung-ut me një marrëveshje prej 16.5 miliardë dollarësh!

Tesla i beson çipet Samsung-ut me një marrëveshje prej 16.5 miliardë dollarësh!

Samsung Electronics ka siguruar një kontratë të re prej 16.5 miliardë dollarësh për të prodhuar çipa inteligjence artificiale për kompaninë Tesla, në një marrëveshje që konsiderohet si fitore e rëndësishme për divizionin e saj të gjysmëpërçuesve, i cili prej kohësh ka hasur vështirësi në treg.

Marrëveshja, që do të zgjasë deri në fund të vitit 2033, parashikon prodhimin e çipave të gjeneratës së re të quajtur “AI6” në një fabrikë të re në ndërtim në Taylor, Texas. Lajmi u konfirmua nga drejtuesi i Tesla-s, Elon Musk, në rrjetin X, duke përforcuar raportimet e Bloomberg.

Lexo edhe:SHBA dhe BE bien dakord për një marrëveshje tregtare me tarifë doganore prej 15%

Aksionet e Samsung në bursën e Seulit u rritën me 6.8%, duke shënuar nivelin më të lartë që nga shtatori, ndërsa furnitorët si Soulbrain Co. regjistruan rritje deri në 16%. Zëdhënës të Samsung nuk dhanë komente shtesë, duke përmendur detyrimet për konfidencialitet në kontratë. “Elon Musk e cilësoi këtë marrëveshje si strategjike dhe me rëndësi të jashtëzakonshme,” duke shtuar se vlera e përmendur është vetëm një minimum dhe se “prodhimi real pritet të jetë disa herë më i lartë.” Musk njoftoi gjithashtu se do të jetë personalisht i përfshirë në procesin e optimizimit të prodhimit të çipave në fabrikë. Komponenti AI6 do të jetë thelbësor për sistemin e drejtimit autonom të makinave Tesla në vitet e ardhshme, ndërsa aktualisht Samsung prodhon çipin AI4 për kompaninë.

Tweet by Elon Musk reading “Samsung’s giant new Texas fab will be dedicated to making Tesla’s next-generation AI6 chip. The strategic importance of this is hard to overstate. Samsung currently makes AI4. TSMC will make AI5, which just finished design, initially in Taiwan and then Arizona.”

Një ringjallje për divizionin e gjysmëpërçuesve të Samsung?

Kontrata vjen në një moment kur Samsung ka hasur vështirësi në mbushjen e kapaciteteve të saj të fabrikimit dhe është përballur me konkurrencë të fortë nga gjiganti tajvanez TSMC. Sipas të dhënave të TrendForce, në tremujorin e parë të këtij viti, TSMC zotëronte 67.6% të tregut global të prodhimit të çipave për palë të treta, ndërsa pjesa e Samsung ra në 7.7%, nga 8.1% në tremujorin e kaluar. Kjo kontratë vlerësohet si një moment i rëndësishëm kthese për Samsung, sidomos pasi kryetari ekzekutiv Jay Y. Lee u lirua nga të gjitha akuzat ligjore, duke i hapur rrugën kompanisë për të avancuar në projekte të mëdha ndërkombëtare.

Sipas analistit të NH Investment & Securities, Ryu Young-ho, marrëveshja mund të ketë një peshë modeste në të ardhurat vjetore të fabrikës, por vlera e saj reale qëndron në ndikimin afatgjatë që ka mbi avancimin teknologjik dhe reputacionin e kompanisë si alternativa më e fortë ndaj TSMC, veçanërisht në një kohë kur Intel po përballet me skepticizëm nga investitorët mbi strategjinë e saj të ardhshme. Samsung dhe TSMC po garojnë aktualisht për të sjellë në treg çipin e gjeneratës së ardhshme me teknologjinë 2-nanometër, dhe kjo marrëveshje shihet si sinjal besimi për kapacitetet e ardhshme të prodhimit të Samsung në këtë drejtim. Sipas Bloomberg Intelligence, kontrata me Tesla pritet të rrisë shitjet vjetore të divizionit të fabrikimit të çipave të Samsung me rreth 10% gjatë periudhës 2025–2033, duke ndikuar në rimëkëmbjen e sektorit dhe rritjen e konkurrueshmërisë globale të gjigantit korean.

bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0