Në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, Selimi tha se kompania e njohur e milionerit amerikan Elon Musk, që prodhon automjete elektrike dhe solucione solare, ka shprehur interesim fillestar për bashkëpunim me MCC në projektet energjetike të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit në Kosovë.
Selimi ka pohuar se ekipi amerikan dhe kosovar i këtij fondi po shikojnë mundësinë për bashkëpunim me sektorin privat dhe kompani të njohura. Ka patur një interesim fillestar nga “Tesla” që ndoshta Kosova të përdoret si model për projekte në fushën e energjisë së ripërtërishme. Mbetet të shihet nëse ky interesim fillestar do të rezultojë me projekt konkret.
Burimi: lajmi.net
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto