Tërmeti i 26 nëntorit, Turqia nis ndërtimin e lagjes së parë në Laç - Business Magazine Albania

Tërmeti i 26 nëntorit, Turqia nis ndërtimin e lagjes së parë në Laç

Kompania turke ka nisur sot punën në Laç për ndërtimin e 524 apartamenteve, në një truall rreth 72 mijë metër katrorë për familjet që humbën banesën në 26 nëntor nga tërmeti tragjik. Për të inspektuar nisjen e punimeve ishte ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ndërsa përfaqësuesi i firmës turke tha se pas një viti banorëve do u dorëzohen çelësat e apartamenteve. ‘Duhet ta përfundojmë këtë punë brenda një viti. Gushtin tjetër njerëzit do të fillojnë të banojnë këtu. Ju jap fjalën time’ tha ai.

PËR HAJËR😀

PËR HAJËR😀Ja ku filloi edhe ndërtimi në terren i lagjes së parë për familjet që humbën strehën në tragjedinë e 26 nëntorit! Them ndërtimi në terren, sepse shumëkush në këtë faqe nuk do që ta kuptojë, se ndërtimi ka nisur prej kohësh me projektimin, i cili merr kohën e vet nga planifikimi, dizajni arkitektonik, projekt-zbatimi, studimi gjeologjik – plus në këtë rast procesi i shpronësimeve dhe miratimi i marrëveshjes me kompaninë e donatorit, ndërkohë për ndërtimet me fondet e buxhetit të shtetit, do kohën e vet edhe procedura e garës deri tek kontrata me sipërmarrjen fituese. Disa e harrojnë ose duan ta harrojnë, se në rrugën e Rindërtimit hasëm për dreq edhe Covidin, që na hëngri jo pak kohë të çmuar dhe na i shtyu me detyrim kalendarët e realizimit të Programit të Rindërtimit. Sidoqoftë, sot në Laç nisën gërmimet dhe tanimë puna nuk do të ndalojë deri në dorëzimin e apartamenteve e të njësive tregtare nga miqtë turq, për zonën 1, ndërkohë që për zonën 2, e cila do të financohet nga buxheti i shtetit, po finalizohet procesi përpara hapjes së kantierit. Së shpejti hapen kantieret edhe në Durrës, me lagjen e re në Spitallë dhe pallatet e reja në pikat e ndryshme të qytetit, ku u shembën të vjetrit. Në kantieret e Durrësit, që financohen nga Emiratet e Bashkuara, do të punojë një kompani prestigjoze nga Dubai, me të cilën po bashkëpunojmë ngushtësisht prej muajsh për projektet. Kavaja e Fushë – Kruja kanë nisur në terren me infrastrukturën ku do të ngrihen pallatet e reja, e së shpejti nisin të gjitha. Edhe pak durim dhe çdokush që pret apartamentin e ri, do të mund ta ndjekë me sy pallatin e vet të ri teksa hedh shtat🤗#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤***Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, në fillimin e punimeve të projektit të financuar nga Republika e Turqisë, për ndërtimin e 524 apartamenteve, në një truall rreth 72 mijë metër katrorë, ku familjet që humbën banesën në 26 nëntor, do të jetojnë me një cilësi të re, në një lagje të Rilindjes Urbane që do të jetë qendra e Laçit të së ardhmes😍

Publiée par Edi Rama sur Samedi 22 août 2020

Kryeministrit Edi Rama, deklaroi se kjo do të jetë qendra e Laçit të së ardhmes. ‘’Nisi sot ndërtimi për zonën 1, ndërkohë që për zonën 2, e cila do të financohet nga buxheti i shtetit, po finalizohet procesi përpara hapjes së kantierit. Së shpejti hapen kantieret edhe në Durrës, me lagjen e re në Spitallë dhe pallatet e reja në pikat e ndryshme të qytetit, ku u shembën të vjetrit. Në kantieret e Durrësit, që financohen nga Emiratet e Bashkuara, do të punojë një kompani prestigjioze nga Dubai, me të cilën po bashkëpunojmë ngushtësisht prej muajsh për projektet. Kavaja e Fushë – Kruja kanë nisur në terren me infrastrukturën ku do të ngrihen pallatet e reja, e së shpejti nisin të gjitha. Edhe pak durim dhe çdokush që pret apartamentin e ri, do të mund ta ndjekë me sy pallatin e vet të ri teksa hedh shtat” përfundoi Rama.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #31 - Prill 2023
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0