Tendencat e Fintech 2022: A do të vazhdojë kërkesa për ndryshim? - Business Magazine Albania

Tendencat e Fintech 2022: A do të vazhdojë kërkesa për ndryshim?

Një nga efektet e shumta që COVID-19 solli, ishte përshtatja e teknologjisë së re në shërbimet financiare, veçanërisht te pagesat. Nevoja për tregti elektronike gjatë izolimit dhe distancimit social bëri që teknologjitë e reja të bëhen të zakonshme, në vetëm pak  muaj.

Kriza shëndetësore u bë një nga faktorët kryesorë që nxitën rritjen e sektorit fintech; por, a do të vazhdojë teknologjia në shërbimet financiare të evoluojë po aq shpejt, tani që bota u mësua të jetojë me një pandemi? Le të hedhim një vështrim në tendencat që do të ndikojnë në të ardhmen e fintech në 2022.

Rritja drastike e përdorimit të portofolit elektronik vazhdon

Teknologjia që bën të mundur portofolin elektronik, ka qenë e disponueshme për konsumatorët për më shumë se një dekadë, mirëpo asnjëherë nuk është konsideruar si “e domosdoshme” në krahasim me portofoiln e prekshëm. Izolimet dhe distancimi social, i bënë pagesat dixhitale metodën e zgjedhur për konsumatorët dhe e kthyen portofolin elektronik në një produkt më tërheqës dhe masiv. Si rezultat, vetëm në 2020 në të gjithë globin, përdorimi i parasë fizike për blerjet në dyqane  shënoi një rënie me 10%, ndërkohë që pritet rritje në përdorimin e parasë elektronike. rritja drastike e parave elektronike pritet të vazhdojë. Deri në vitin 2024, Shërbimi i Informacionit Financiar pret që paratë dixhitale të përbëjnë vetëm 13% të pagesave në mbarë botën dhe portofolat elektronik të përbëjnë gjysmën e të gjitha pagesave të tregtisë elektronike.

Pjesa më e madhe e rritjes globale të portofolave elektronik pritet të vijë nga tregjet në zhvillim, siç është edhe Shqipëria, ku adoptimi po ndodh aq shpejt saqë konsumatorët po kalojnë drejtpërdrejt te paratë elektronike, pa pasur më parë një llogari bankare ose kartë. Portofolat elektronikë janë një mjet i rëndësishëm zhvillimi, sepse ato i vendosin shërbimet financiare në dispozicion të kujtdo, kudo, duke përfshirë edhe zona të izoluara. Duke pasur parasysh se sa rol kritik luan paraja elektronike në ofrimin e shërbimeve financiare për personat pa llogari bankare, EasyPay dhe Ria Money Transfer do të vazhdojnë të zgjerojnë shërbimin e tyre të portofolit elektronik në të gjithë territorin shqiptar dhe jo vetëm.

Lexo: Grupi Eurosig mbështet Ukrainën me 50 mijë euro

Pagesa të sigurta dhe transparente

Një nga tendencat kryesore të fintech në botë aktualisht është rritja e numrit të bashkëpunimeve midis kompanive dhe institucioneve të pagesave, për të ofruar një gamë të gjerë në shërbime financiare, duke respektuar të gjitha rregulloret e pagesave elektronike në fuqi. Në nivel global, bashkëpunimi më i madh midis bankave, ofruesve të pagesave dhe sektorit publik në parandalimin e mashtrimit dhe pastrimit të parave do të jetë gjithashtu në rritje në vitin 2022. 

Për sa i përket tregut shqiptar, situata e krijuar nga kriza e fundit, por edhe nga fakti se popullsia shqiptare ka një akses të ulët në shërbimet financiare (96% e transaksioneve kryhen ende në para fizike), bëri që Komisioni për Ekonominë dhe Financat të diskutonte për miratim, më 30 prill 2020, Direktivën e dytë për “Shërbimet e pagesave”, i cili pritet të jetë një rregullues mjaft i mirë veçanërisht për kompanitë FinTech. Ky ligj pritet të vihet në zbatim në fillim të vitit 2022.   

EasyPay është portofoli yt elektronik në Shqipëri 

EasyPay për të 11 vit radhazi vjen me trendët dhe risitë më të mëdha të realizuara në vendet në zhvillim me qëllim futjen e një fryme të re në metodat e pagesave në Shqipëri. Lider i Fintech në Shqipëri, EasyPay ofron tashmë disa metoda pagesash dhe është kthyer në një portofol elektronik në të cilin kryhen pagesa për mbi 35 shërbimet më të nevojshme, si dhe eventet më në zë të vendit. 

Qëndrojmë në pritje të strukturimit të plotë të Legjislacionit të ri për Shërbimet e Pagesave si një mundësi për të ofruar më shumë akses në tregun financiar për Subjektet Financiare Jo Banka. 

Sido që të vijnë sfidat nga tregu i jashtëm, ne besojmë fort se:

  • Ofrimi i shërbimeve bazuar në eksperiencën e klientit;
  • Inovacioni dhe teknologjia;
  • Rritja e shkallës së besimit të klientit;
  • Besnikëria reciproke;
  • Cilësia e Shërbimit.

Do të vijojnë të jenë pikat tona më të forta për të vijuar suksesin në treg. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0