Telefoni ju bën "budallenj", kështu thotë ky studim i ri

Telefoni ju bën “budallenj”, kështu thotë ky studim i ri


Një ekip studiuesish në Shkollën e Biznesit McCombsUniversitetin e TeksasitAustin filloi të testonte hipotezën e “mpirjes së trurit” : mbajtja afër e telefonit mund të ndikojë në kapacitetin tuaj njohës.

LEXONI: 5 gjëra që ju ulin produktivitetin

Studimi përfshiu 800 pjesëmarrës të cilët iu nënshtruan një testi kompjuterik që kërkonte vëmendje të plotë. Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe me udhëzime të ndryshme: grupit të parë iu kërkua të mbante telefonin përmbys në tavolinën ku po punonin, grupi tjetër duhet t’i mbante telefonat diku afër, por ku nuk mund të dalloheshin dhe grupi i fundit duhet t’i vendoste telefonat në dhomën ngjitur.

Para fillimit të testit, të tre grupet u udhëzuan të fiknin të gjitha njoftimet në telefonat e tyre.

Studiuesit zbuluan se individët që lanë telefonat e tyre në dhomën tjetër shënuan rezultate më të larta në test krahasuar me ata që i kishin telefonat aty pranë.

LEXONI: 7 mënyra praktike për të rritur përqëndrimin përpara punës

Rezultatet dalin në përfundimin se prezenca e një telefoni ka një ndikim të matshëm në aftësinë njohëse të individit, pavarësisht nëse ata ndjehen të hutuar apo jo.

Kështu që herën tjetër kur ju duhet të përqëndroheni në një punë të caktuar, sigurohuni që telefonin ta keni diku larg. Por jo aq sa të mos mbani mend ku e keni lënë.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0