Telefonat Celularë dhe Shëndeti. Përdorimi afatgjatë i telefonave celularë mund të rrisë rrezikun e kancerit të trurit

Telefonat Celularë dhe Shëndeti: A është rrezatimi i telefonave celularë një rrezik?


Dokumenti i papublikuar më parë u shfaq këtë javë pasi një gjykatës urdhëroi se duhej të shpalosej në çështjen e Moskowitz v. CDPH.

Joel Moskowitz, i cili është drejtor i “Qendrës për Shëndetin e Familjeve dhe Komunitetit” në Shkollën e Shëndetit Publik “UC Berkeley-it”, paditi shtetin në vitin 2016 në bazë të Aktit të Regjistrimeve Publike në Kaliforni për të marrë dokumentin e lëshuar.

Dokumenti daton që nga Prilli i 2014, por Moskowitz tha se dokumenti ishte përgatitur fillimisht shtatë vjet më parë duke u përditësuar disa herë, por kurrë nuk u publikua.

“Do të doja që ky dokument të shihte dritën e diellit, sepse do të informojë publikun se rrezatimi i telefonave celularë është një rrezik dhe kjo do iu sigurojë atyre disa informacione sesi t’i zvogëlojnë këto rreziqe,” tha Moskowitz.

Dokumenti me dy faqe, të cilat Departamenti i Shëndetit Publik së pari i çoi me email në “San Francisco Chronicle” pasditen e së enjtes, duket se ka të stampuara nëpër faqe me shkronja të mëdha të theksuara “Draft dhe jo për publikim”.

Informacionet në dokument, titulluar thjesht, “Telefonat Celularë dhe Shëndeti”, janë një përmbledhje e studimeve shkencore që sugjerojnë se përdorimi afatgjatë i telefonave celularë mund të rrisë rrezikun e kancerit të trurit, në mesin e probleme të tjera shëndetësore.

Në draft thuhej se fushat elektromagnetike të radiofrekuencave (EMFs), një lloj rrezatimi, emetohen nga telefonat celularë dhe në qoftë se i mbani afër trupit apo kokës dhe i përdorni shpesh, ajo mund të shkaktojë dëmtime të qelizave dhe indeve.”

Rekomandimi i përgjithshëm i zyrtarëve të shëndetësisë është të “rrisë distancën mes jush dhe telefonit tuaj” duke përdorur kufjet, funksionin e “speaker phone” dhe mesazheve. Zyrtarët e shëndetësisë nuk rekomandojnë fjetjen pranë telefonin tuaj dhe mbajtjen e tij në xhepin apo direkt në trupin tuaj, nëse nuk është i fikur.

Drafti gjithashtu thekson se “EMF depërton më thellë në trurin e fëmijëve se te të rriturit” kështu që u sugjeron prindërve t’iu kufizojnë përdorimin e telefonave celularë fëmijëve të tyre.

Por ka disa në Silicon Valley që thonë se shkenca nuk i mbështet këto fakte. David Witkowski drejton “Nismën për Komunikim Wireless” të Sipërmarrjeve në Silicon Valley dhe thotë se “ky draft është shumë i dobët në detaje, në referenca dhe studimet ekzistuese…”

burimi: sanfrancisco.cbslocal.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0