Teknologjia po tërheq investitorë të huaj. PIRATE.global investon tek kompania shqiptare division5.co   - Business Magazine Albania

Teknologjia po tërheq investitorë të huaj. PIRATE.global investon tek kompania shqiptare division5.co  


Një investitor mund të të ndihmojë të fuqizohesh, e të paraqitesh më i rritur dhe më i fortë para klientit. Kjo ka ndodhur me një prej kompanive të zhvillimit software në Shqipëri.

Unitech sh.p.k vjen me një rebrand-im të plotë pas marrëveshjes së investimit nga kompania gjermane PIRATE Global. Tashmë ajo është division5.co.

Till Ohrmann, përfaqësues i PIRATE thotë se, “në shkurt pati një moment të rëndësishëm, kur nisi bashkëpunimi me dy sipërmarrës shqiptarë që tashmë njohim prej kohësh. Engjëll dhe Ariol janë themelues të http://division5.co, punëtorë të mëdhenj dhe të përkushtuar në cilësi. Ata janë zhvillues të talentuar dhe kanë ndërtuar një rrjet të madh zhvilluesish të talentuar”.

Sipas tij, edhe pse tregu shqiptar është ende në fillesa ka grupe të rëndësishme të talentuarish e të uritur për sukses.

Engjëll Rraklli, drejtues i division5.co thotë se, “objektiv i përbashkët me investitorin është të ngremë agjencinë më të mirë të software dhe vendin më të mirë për të punuar”. division5 kthehet kështu në një kompani shqiptaro-gjermane.

I pyetur nga Businessmag, ai mendon se investitori vlerësoi në vendimin e tij duke u bazuar tek ambicja e përbashkët, arritjet e kompanisë gjatë këtyre 4 viteve, integriteti e vlerat e themeluesve dhe portofoli.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0